Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkluzioni nga seanca e 3-të e Qeverisë

Konkluzioni nga seanca e 3-të e Qeverisë

 

 Nga seanca e 3-të e Qeverisë: Numri i ditëve mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm do të jenë 172 dhe 158 ditë mësimore për vitin e fundit të arsimit të mesëm, vijon ndryshimi i programeve mësimore me qëllim përfundimin e vitit shkollor më 10 qershor.

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e tretë të sotme, e cila u mbajt përmes lidhjes së video-konferencës, solli Vendim për përcaktimin e numrit të ditëve të mësimit në vitin shkollor 2021/2022 në shkollat fillore në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme.

 

Me këtë vendim, numri i ditëve të mësimit në vitin shkollor 2021/20221 në shkollat fillore në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme përcaktohet në 172 ditë mësimore, që do të thotë se pushimi dimërore i nxënësve do të zgjat deri më 1 shkurt 2022, ndërsa viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor 2022.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar