Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Së bashku me ekipin tim treguam se në vendin tonë mundet më mirë

Carovska: Së bashku me ekipin tim treguam se në vendin tonë mundet më mirë

 

Carovska: Së bashku me ekipin tim treguam se në vendin tonë mundet më mirë

 

Intervistë për portalin fakulteti.mk

Nuk jeni pjesë e përbërjes së qeverisë së re. A përfundoi karriera juaj politike?

 

- Mandati im si Ministre e Arsimit dhe Shkencës po përfundon, por jo edhe angazhimi im në fushën e aktivizimit politik dhe qytetar. Funksionet politike janë me mandat. Kanë karakter kohor dhe me atë pastrohet që nga vetë emërimit i pozitës shtetërore. Prandaj është e rëndësishme që në periudhën në të cilën jeni të angazhuar për të menaxhuar një institucion të caktuar t`i qaseni më me përgjegjësi, të bëni ekip të mirë dhe të punoni së bashku me të gjithë kapacitetin për të realizuar atë që pritet nga ju, gjegjësisht atë që e keni premtuar para qytetarëve, për t`iu mundësuar atyre jetë më të mirë. Jam krenare për ekipin tim dhe për rezultatet e shumta të arritura në periudhën e kaluar, në të cilën përveç ministres së Arsimit dhe të Shkencës, kam marrë besimin e Kryeministrit për të udhëhequr Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa njëkohësisht edhe të jem zëvendëskryeministre për Çështje Ekonomike. Vlerësoj që së bashku me ekipin tim kemi treguar se vendi mundet edhe më mirë, vendosëm bazë të mirë për zhvillimin e vazhdueshëm të sistemit kombëtar arsimor, ngritëm mbrojtjen sociale dhe efektivitetin e politikave ekonomike, përmes më shumë vendeve të punës dhe vendeve më të paguara.

 Jeni kritikuar shumë nga opinioni. Nga aspekti i sotëm, çfarë nuk do të bënit, ndërsa çfarë do të kishit bërë në arsim?

 

- Arsimi është materie e gjallë e cila nuk duron pengesë, duhet të ndryshohet dhe të aftësohet me standardet bashkëkohore arsimore, globale, si dhe rrjedha shoqërore dhe ndryshime. Si një vend në zhvillim do të përparojmë dhe do të bëhemi  vend i zhvilluar nëse nuk ndryshojmë dhe avancojmë arsimin, ndërsa edhe segmentet e tjera shoqërore? Ndryshimet në arsim që kanë ndodhur gjatë mandatit tim duhej të ndodhnin shumë më herët. Të mos keqkuptohem, por ndoshta nuk kishte gatishmëri të mjaftueshme për të pranuar barrën që e imponojnë ato ndryshime, ndërsa ato janë pasoja mbi kredibilitetin personal dhe politik. Sepse është e qartë se çdo risi e madhe shkakton reagime, ndarje të opinionit dhe ankesa për shkak të prishjes së komoditetit të caktuar dhe ndryshime të zakoneve dekadash. Megjithatë, unë nuk jam lloji i politikanit që krijoj politika dhe marr vendime në mënyrë individuale, pa bërjen e analizave dhe pa konsultime paraprake me palët e interesuara, me ekipin tim dhe me ekspertët apo n`përgjithësi publikun e gjerë. Në veçanti për mua ishte mbështetja dhe kontributi i institucioneve të tjera, organizatave të qytetarëve, por edhe organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të fëmijëve, si UNICEF, USAID dhe Banka Botërore etj. Ato u bënë partnerë të vërtetë të vendit tonë dhe treguan synim të sinqertë të ndihmojnë që gjërat tek ne të ndryshojnë për të mirë.

 

Pra, çdo gjë e cila zbatohet në arsim është e bazuar në hulumtime dhe analiza dhe me efekt të llogaritur, gjegjësisht të projektuar, prandaj qëndroj pas çdo vendimit dhe aktivitetit tim të zbatuar. Ndërsa ka pasur shumë në të gjitha fushat, si në arsimin fillor dhe të mesëm, po ashtu edhe në arsimin e lartë si dhe në shkencë. Reformat arsimore janë paraparë edhe në programin e qeverisë që po e zbatojmë vazhdimisht. Suksesi dhe cilësia u konfirmuan përmes zbatimit dhe kënaqësisë së mësimdhënësve dhe nxënësve në gjysmëvjetorin e parë. Programi i ri qeveritar parashikon vazhdimin e të gjitha proceseve reformuese që i kemi filluar. 

 

 

 

 

Çfarë keni bërë për arsimin dhe sistemet e sigurimeve shoqërore?

 

 

- Ka shume. Do të theksoj se me reformën sociale kemi ndryshuar tërësisht mënyrën se si shteti kujdeset për më të rrezikuarit.

Rritëm ndihmën financiare me 300 për qind dhe dhamë mbështetje për punësim. Papunësia është në rënie. Ne kemi promovuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe më e rëndësishmja - kemi ndikuar në ndryshimin e perceptimit publik për këta persona. Kemi krijuar sigurime shoqërore për të moshuarit dhe kemi zgjidhur problemin dhjetëvjeçar të të falimentuarve, duke u dhënë atyre një pagesë mujore deri në pension. Për të ulur varfërinë e fëmijëve, ne kemi prezantuar një shtesë për fëmijët dhe shtesë në  arsim. Dhe jam e lumtur që nuk kemi më fëmijë të përkujdesur në institucione të mëdha shtetërore. Të gjithë tani jetojnë në një atmosferë familjare, me më shumë dashuri dhe vëmendje në shtëpitë e grupeve të vogla. Ne investuam në zhvillimin dhe edukimin e fëmijërisë së hershme. Kemi ndërtuar kopshte moderne dhe kemi investuar në përmirësimin dhe zhvillimin e karrierës së edukatorëve dhe kujdestarëve – duke i rikthyer dinjitetin e këtij profesioni. Nga ana tjetër, me reformën arsimore kemi krijuar një bazë të mirë për zhvillimin e vazhdueshëm të sistemit arsimor kombëtar. Kemi një Koncept të ri për arsimin fillor, programet e reja dhe materialet mësimore po prezantohen me etapa dhe ka ndryshuar qasja e mësimdhënësve dhe mësimdhënies, e cila po bëhet më interesante, ndërvepruese dhe më kreative. Do të përmendim edhe digjitalizimin, i cili po intensifikohet në kushtet e një pandemie dhe ne disi kemi ecur me vendet që ishin para nesh në këtë fushë.

U fokusuam në shkollat ​​e mesme profesionale, koncepti i arsimit dual u zgjerua ndërsa në mësimdhënie u  përfshinë kompanitë që përmirësojnë përgatitjen e nxënësve dhe shkurtojnë kohën nga arsimi në punë. Ringjallëm shkencën me një buxhet dyfish më të lartë gjatë 3 viteve, që do të thotë më shumë para për shkencëtarët, projektet kërkimore dhe inovacionet. Vetëm në 2 muajt e fundit kemi ndarë gati 250 milionë denarë për zhvillimin e laboratorëve të institucioneve shkencore dhe të arsimit të lartë dhe për realizimin e projekteve shkencore. Pagat e Kuadrit universitar janë rritur dhe me kontratën kolektive të nënshkruar do të rriten vazhdimisht. Bursat e studentëve janë rritur konsiderueshëm dhe janë futur kategori të reja. Do të veçoj ato për studimet e ciklit të tretë të futura për herë të parë dhe ato të ciklit të dytë që i kthyem pas më shumë se 10 vitesh pasi u shfuqizuan dhe në mbështetje të studentëve ndamë mjete për ushqimin e subvencionuar të studentëve, që e shfrytëzojnë  mbi 27 mijë studentë

 

 

Kemi investuar shumë në infrastrukturën arsimore. Kemi një projekt për rikonstruksionin e të gjitha konvikteve që do të përfundojë deri në vitin 2024. Janë ndërtuar disa shkolla dhe palestra, ndërsa edhe të reja janë duke u ndërtuar për momentin. Pajisëm 260 kabinete nga shkencat natyrore, furnizuam me tabela interaktive. Fonde të bibliotekës me pjisje-tablet për shkollat, që të mund të gjithë të përjetojnë përfitimet e materialeve të reja mësimore digjitale, të cilat janë bërë edhe inkluzive, sepse përveç të shtypura, janë të arritshme  edhe në alfabetin e Brajit, por edhe në format audio. Këto janë gjëra që mbahen mend, kanë vlerë të qëndrueshme dhe nënkuptojnë arsimim më të mirë, cilësor dhe të arritshëm për të gjithë fëmijët.

 

  

Por mbahen mend edhe protestat me të cilat u përballët për shkak të disa aktiviteteve që keni zhvilluar.

 

 

-  Demokratët i lejojnë njerëzit të shprehin publikisht qëndrimin që përfaqësojnë, pavarësisht nëse është krijuar me bindjen e tyre apo dikush tjetër ua ka imponuar dhe kjo mund të njihet lehtë. Kurse unë dhe të gjithë anëtarët e tjerë të partisë politike prej nga vij jemi socialdemokratë, kështu që protestën publike ne nuk  e pengojmë siç u bë më parë nga disa qeveri të tjera. Dhe ajo që është e qëndrueshme gjithmonë do të pranohet  dhe integrohet në politikë të caktuar. Për shembull, ne u ulëm me gjimnazistët të cilët  kërkuan ndryshime në provimin e maturës shtetërore dhe bëmë marrëveshje në raport me  kërkesat e tyre. Biseduam  edhe me ata që thoshin se historia po ndryshon, ndaj sqaruam se për çfarë bëhet fjalë. Gjithashtu biseduam edhe me ata që reaguan për futjen e programit -pilot për edukim seksual gjithëpërfshirës ku gjërat u bënë më të qarta për ta. Por absolutisht ka dyshim që ka pasur ndikim politik, apo prapavijë për disa nga protestat dhe grupet që u shfaqën,.. Individë të caktuar, me veprimet e tyre që i bënë , e çuan publikun në përfundim të tillë, duke dhënë deklarata që tregonin se nuk ishin të sigurt për atë që thoshin dhe çfarë thoshin. Por ata u qetësuan. Ata ndoshta janë ndjerë të manipuluar. Kurse një pjesë e tyre pamë se nuk kemi qëllime të fshehta, se mendojmë mirë dhe punojmë njësoj për të gjithë fëmijët. Megjithatë, siç theksova më lartë, është e rëndësishme që të respektoni të drejtën për të protestës dhe për të shprehur opinionin tuaj publikisht. Kjo është një vlerë demokratike dhe ne e posedojmë atë. 

 

Çfarë do të bëni më pas?

 

Unë, natyrisht, vazhdoj angazhimin dhe aktivizmin tim për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët. Një shoqëri në të cilën nuk do të ketë vend për diskriminim mbi asnjë bazë. Unë mbetem duke luftuar për mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave dhe ideologjisë që unë mbroj. Unë vazhdoj të luftoj për një jetë më të mirë të qytetarëve, të jem pjesë e qytetarisë aktive që ndryshon dhe krijon politika, sepse vlerësoj se vetëm kështu mund të kontribuojmë për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt të vendit dhe njerëzve të tij.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar