Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke punuar me përkushtim në sigurimin e arsimit gjithëpërfshirës. Institucionet arsimore duhet të jenë plotësisht në qasje dhe të disponueshme prandaj, sot më 3 dhjetor, Dita Ndërkombëtare e Personave me pengesa, e cila shënohet përmes porosisë “Udhëheqja dhe pjesëmarrja e personave me pengesa, drejt një post gjithëpërfshirës, në qasje dhe të qëndrueshëm në botën Kovid-19", e fillojmë projektin “BE-ja për përfshirje” i cili realizohet përmes Programit të Veprimit të IPA-2019 2 dhe përmes të cilit do të sigurohet qasje e plotë vertikale dhe horizontale e 14 institucioneve arsimore – 6 institucioneve fillore, 4 të mesme dhe 4 institucione të arsimit të lartë.
Sot është mbajtur takim koordinues me Fakultetin e Arkitekturës, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Fakultetin Ekonomik, Fakultetin Juridik, Fakultetin Filozofik dhe Filologjik, me çka u shënua marrëveshja për fillimin e aktiviteteve ndërtimore gjatë këtij semestri dimëror dhe u theksua rëndësia e sigurimit të qasjes së institucioneve të larta arsimore në vend, të përfshirë në Projektin për qasje të papenguar në institucionet arsimore. Presim menjëherë në fillim të vitit 2022, të fillojnë veprimet e përshtatshme, tha Dushan Tomshiq, këshilltar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në takimin e Trupit Koordinues Kombëtar për implementimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me pengesa, që sot u mbajtën në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Përveç katër objekteve të fakulteteve të shënuara, me Projektin qasje të plotë do të sigurohet edhe në shkollat fillore Llazo Angellovski (k. Aerodrom), Kuzman Josifovski Pitu (k.Kisella Vodë), Bratstvo dhe Edinstvo (k. e Dibrës), Liria (k. Tetovë), Braqa Milladinovci. , Krste Misirkov dhe Bajram Shabani (k. Kumanovë), si dhe shkollat e mesme të Naum Ohrit (k. Ohër), Goce Stojçevski (k. Tetovë), Nace Bugjoni (k. Kumanovë), Rade Jovçevski - Korçagin (k. Qendër) dhe Qendra Kulturore Rinore në Shkup.
“Qasja dhe disponueshmëria e institucioneve arsimore është shumë e rëndësishme sepse e rrit pavarësinë e personave me pengesa dhe u mundëson atyre pavarësi më të madhe. U bëj thirrje institucioneve të tjera shtetërore, vetëqeverisjeve lokale dhe ndërmarrjeve publike që të ndjekin shembullin e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe kushti `qasje` gjatë prokurimeve publike për ndërtimin apo përshtatjen e objekteve të jetë i detyrueshëm dhe të gjithë së bashku ta rrisim nivelin e qasjes në institucionet publike”, theksoi Tomshiq.
Gjithashtu, sot si pjesë nga implementimi i Strategjisë për Përfshirjen e personave me pengesa të Kombeve të Bashkuara, e filluar në vitin 2019, në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it, MASH u bëri thirrje të gjitha shkollave fillore që ta shënojnë këtë ditë përmes mbajtes të një ore mësimi me temën “ Përdorimi i gjuhës gjithëpërfshirëse “për nxënësit e klasave të 4-ta deri në të 9-tat, me qëllim të edukimit të nxënësve dhe për të rritur ndërgjegjësimin për adoptimin e gjuhës që feston diversitetin dhe që nuk do të jetë fyese apo e papërshtatshme dhe që mund të përfaqëson bazë për diskriminim dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.
Rekomandimi është që ky aktivitet mësimor, gjegjësisht orë që është i përgatitur në bazë të Udhëzimeve për përdorimin e gjuhës gjithëpërfshirëse të mbahet në orë mësimore në periudhën prej 06.12.2021-17.12.2021.
Ditën Ndërkombëtare të Personave me pengesa Ministria e Arsimit dhe Shkencës e shënon me qasje të ndryshuar dhe sistematike në promovimin e të drejtave dhe mundësive për arsimin cilësor të fëmijëve me pengesa.
Tomshiq tregoi se qëllimi kryesor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është t`i mundësojë çdo fëmije ta arrijë potencialin e tij të plotë.
“Prandaj, MASH u bën thirrje të gjithëve, së bashku, në bashkëpunim me nxënësit dhe studentët, me prindërit dhe mësuesit e tyre, si dhe me të gjithë faktorët shoqërorë, të punojmë në avancimin e mëtejshëm të procesit të gjithëpërfshirjes në sistemin arsimor dhe shoqërinë në tërësi. "Ky është kontributi jonë për ndërtimin e shoqërisë qytetare moderne si shoqëri e të gjithëve," tha Tomshiq.