Republika e Maqedonisë së Veriut dha një sinjal të fortë dhe dëshmoi përpjekjet për krijimin e arsimit cilësor dhe bashkëkohor, me pjesëmarrjen e zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani, sot në takimin Global për Arsimin për vitin 2021.Takimi me temë "Investoni në Arsim - mobilizimi global për rimëkëmbjen nga Kovid-19 dhe e ardhmja e arsimit" u organizua nga UNESCO dhe Qeveria e Republikës së Francës, në kuadër të sesionit të 41-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, dhe prej saj u nxorrën konkluzione, të paraqitura në Deklaratën e Parisit.
Në periudhën e kaluar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka punuar me shpejtësi dhe përkushtim në proceset reformuese në arsimin fillor, si dhe në promovimin e arsimit të mesëm dhe të lartë si dhe kërkimit shkencor.
Në atë drejtim janë përgatitur programe mësimore të reja të cilat do të zbatohen në etapa në arsimin nëntëvjeçar, por gjithashtu janë përforcuar investimet në objektet shkollore, me të cilat përmirësohen kushtet për mësim dhe qëndrim të nxënësve. Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës i kushtoi rëndësi të madhe promovimit, trajnimit dhe mbështetjes së kuadrittë mësimdhënësve, i cili është vendimtar për krijimin e një arsimi cilësor.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon me avancimin dhe zhvillimin e arsimit të mesëm, por edhe fuqizimin e arsimit të lartë duke ndryshuar modelin e financimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore, me të cilin sigurohet vazhdimësi në zhvillim.Me një sërë procesesh të vazhdueshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon të jetë e përkushtuar në zbatimin e synimeve kryesore në fushën e arsimit nga Agjenda 2030 për zhvillim të qëndrueshëm.
Në takim morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s, Odre Azule, presidenti francez Emanuel Makron, presidentët e Etiopisë dhe Namibisë, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe ministrat e Arsimit.