Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / SHPALLJE PUBLIKE E PËRSËRITUR për zgjedhjen e recensentëve që do të recenzojnë projektet sipas Konkursit të shpallur për financimin e projekteve kërkimore-shkencore nga interesi publik i veçantë për vitin 2021 (mbështetje për zhvillimin e resurseve laboratorike)

SHPALLJE PUBLIKE E PËRSËRITUR për zgjedhjen e recensentëve që do të recenzojnë projektet sipas Konkursit të shpallur për financimin e projekteve kërkimore-shkencore nga interesi publik i veçantë për vitin 2021 (mbështetje për zhvillimin e resurseve laboratorike)

 

Bazuar në nenin 50 të Ligjit për veprimtari shkencore-kërkimore ("Gazeta Zyrtare e RM" Nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15 , 154/15, 30/16 dhe 53/16), dhe ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 257/20 dhe 163/21) Neni 3 i Rregullores mbi mënyrën dhe procedurën e financimit të projektve kërkimore-shkencor  gjegjësisht programet ("Gazeta Zyrtare e RM" nr. 82/09, 149/09, 34/11 dhe 129/13) dhe Aktvendimi për publikimin e Shpalljes Publike për zgjedhjen e recensentëve nr. 15-13721 / 1 të datës 21.09.2021, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Maqedonisë së  Veriut shpall:

 

SHPALLJE PUBLIKE E PËRSËRITUR

 

për zgjedhjen e recensentëve që do të recenzojnë projektet sipas Konkursit të shpallur për financimin e projekteve kërkimore-shkencore nga interesi publik i veçantë për vitin 2021 (mbështetje për zhvillimin e resurseve laboratorike)

 

 

              Ministria e Arsimit dhe e Shkencës nga kandidatët e paraqitur do të bëjë zgjedhjen e recensentëve, të cilët do t’i recensojnë projekt propozimet e parashtruara sipas Konkursit për financimin e projekteve kërkimore-shkencore nga interesi publik i veçantë për vitin 2021 (mbështetje për zhvillimin e resurseve laboratorike) .

 

                Recensentët duhet të jenë nga hulumtuesit kryesorë të mirënjohur dhe të njohur me titull shkencor, gjegjësisht me titull mësimor-shkencor nga fusha shkencore përkatëse dhe fusha shkencore e kërkimit dhe të kenë së paku 7 vjet përvojë pune në këtë fushë. Përparësi do të kenë recensentët me përvojë ndërkombëtare.

 

 

 

Recensentët duhet të jenë nga sferat e mëposhtme shkencore, gjegjësisht fushat shkencore të hulumtimit:

 

         

1.

Shkencat tekniko-teknologjike: Ndërtimtari dhe menaxhimi i ujit (gjeoteknika, inxhinieria e tërmeteve, mekanika e strukturave të ngurta);

2.

Shkenca Mjekësore dhe Shëndeti: Mjekësia Bërthamore; nefrologji (transplant i veshkave);

3.

Shkencat bioteknike: shkenca e tokës dhe hidrologjia (pjelloria dhe fekondimi i tokës); Mbrojtja e bimëve; Prodhimi i bimëve; Pemtari; Vreshtari; Përpunimi i drurit (testimi i mobiljeve, qelqit dhe zdrukthtarisë së ndërtimit);

 

Rencensentët e zgjedhur, projektet e paraqitura do t’i vlerësojnë në bazë të kritereve si vijon:

 

  • kontributi i projektit në thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore;
  • - rëndësia  e projektit të qëllimeve hulumtimit;
  • -origjinaliteti i qëllimeve dhe përmbajtja e kërkimit;
  • -kompetenca e kërkuesit kryesor;
  • -kompetenca dhe origjinaliteti i ekipit kërkimor;
  • -potenciali i projektit për aplikimin praktik dhe qasja në infrastukturën laboratorike në vend;
  • potenciali i projektit për njohurinë e infrastrukturës laboratorike dhe ndikimi shkencor në nivel ndërkombtar;
  • Realizueshmëria e propozimit të projektit (konstruksioni financiar), mundësitë për zbatimin e rezultateve;cilësia e aplikimit (përfshirja dhe plotësia, thelbi, detajet, saktësia dhe qartësia)
  • Cilësia e aplikimit (përfshirja dhe plotësia, thelbi, detajet, saktësia dhe qartësia)
  • Plani ideor për menaxhimin e resurseve laboratorike (formalizimi, organizimi dhe qëndrueshmëria afatgjatë e përdorimit të infrastrukturës laboratorike

 

Kandidatët e interesuar duhet në fletëparqitjen detyrimisht duhet të dorëzojnë:

 

 

- dëshmi se ata kanë më shumë se 7 vjet përvojë pune në fushën, gjegjësisht dëshmi  për punën me projekte ndërkombëtare

- deklaratë nga recensenti se nuk ka konflikt të interesave, nuk ka interes personal, nuk do të përfitojë përfitime materiale ose të paprekshme për të dhe të afërmit e tij si rezultat i pjesëmarrjes së tij në konkursin e shpallur.

           

Fletëparaqitja për recensent, e plotësuar në mënyrë të rregullt dorëzohet në:

             

Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës

Sektori për Shkencë dhe Inovacione

Bul "Shën Kirili dhe Metodi ”nr. 54

1000 Shkup

 

  Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 08.10.2021 (ora 15:30)

 

Fletëparaqitjet e pakompletuara ose të vonuara nuk do të merren parasysh.

 

  Për shkarkim:

Fletëparaqitja për recensent (linku)

 

Lista vlerësuese (linku)

 

 

 

Konkursi

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar