Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Është kryer paga e parë për racion të subvencionuar për student, studentët kanë marrë nga 1440 denarë për 15 ditë nga muaji i kaluar

MASH: Është kryer paga e parë për racion të subvencionuar për student, studentët kanë marrë nga 1440 denarë për 15 ditë nga muaji i kaluar

 

MASH: Është kryer paga e parë për racion të subvencionuar për student, studentët kanë marrë nga 1440 denarë për 15 ditë nga muaji i kaluar

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se studentët që aplikuan në korniza të afatit të parë të thirrjes për racion të subvencionuar për student, sot në llogaritë e tyre të transaksionit i morën mjetet e para në vlerë prej 1440 denarë të cilat i referohen periudhës nga 15 shtatori, kur hyri në fuqi ligji me të cilën është rregulluar kjo e drejtë, deri më 1 tetor. Gjithsej 25.7 milionë denarë u janë paguar 17.836 studentëve.

Informojmë se pagesa do të vazhdojë të realizohet në përputhje me dispozitat e Ligjit për racion të subvencionuar për student, ndërsa do të referohet javës së parë të çdo muaji aktual, me qëllim që të kontrollohet statusin i studentit , gjegjësisht nëse i njëjti edhe më tej i plotëson kushtet për përdorimin e së drejtës për subvencion, të rekomanduar për blerjen e ushqimit të shëndetshëm.

Rikujtojmë se në rrjedhë është afati i dytë i Thirrjes Publike për realizimin e së drejtës për racion të subvencionuar për student, i cili zgjat deri më 31 tetor dhe i referohet të gjithë studentët e sapo regjistruar, por edhe të atyre që i plotësojnë kushtet, por që nuk kanë  arritur të aplikojnë dhe ta realizojnë këtë të drejtë në afatin e parë.

 

Aplikimi për  racion të subvencionuar për studentë  është gigjitalizuar, gjegjësisht  bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe shumë thjesht, duke i bashkangjitur vetëm dy dokumente - aplikimin  dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave ku  shenohen  të dhënat  e llogarisë rrjedhëse personale . 

 

Racioni  i subvencionuar për  studentëve është një zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, e cila lehtëson ndjeshëm jetën e të rinjve gjatë studimeve të tyre, pra ata marrin 2,400 denarë për 9 muaj në vit, mjete të destinuara për blerjen e ushqimeve të shëndetshme.

 

Të drejtë të kësaj mbështetjeje  financiare kanë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studime deridiplomike në institucionet e larta arsimore shtetërore dhe private të cilët janë shtetas të RMV të cilët nuk janë në marrëdhënie të rregulltë pune, nuk janë të regjistruar si bujqë individual dhe nuk kanë të ardhura mujore në asnjë bazë më të madhe se neto paga minimale në vitin vijues. 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguron mbështetje gjatë aplikimit  për një racion të subvencionuar për studentë , përmes Sektorit për tandardin e studentëve. Kontaktet personale të punonjësve në këtë sektor janë të shënuara në linkun e mëposhtëm. 

 

Lajme dhe Ngjarje


7/23/2025

7/18/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar