Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: organizohen trajnime për trajnerët e mentorëve të punësuar në kompanitë që marrin pjesë në realizimin e konceptit të arsimit dual përmes edukimit praktik të nxënësve

MASH: organizohen trajnime për trajnerët e mentorëve të punësuar në kompanitë që marrin pjesë në realizimin e konceptit të arsimit dual përmes edukimit praktik të nxënësve

 

MASH: organizohen trajnime për trajnerët e mentorëve të punësuar në kompanitë që marrin pjesë në realizimin e konceptit të arsimit dual përmes edukimit praktik të nxënësve

 

 

Më shumë se 200 kompani kanë marrë pjesë në realizimin e konceptit të arsimit dual , i cili këtë vit u zgjerua ndjeshëm duke përfshirë 44 shkolla të mesme profesionale në të cilat u hapën gjithsej 97 paralele duale ,për dallim  nga viti i kaluar kur ishin vetëm 11 paralele , dhe në të cilat janë regjistruar rreth 1400 nxënës .

 

Kompanitë kanë për  detyrë  për të organizuar trajnime praktike për nxënësit edhe ate  drejtpërdrejt në vend të punës, për të cilën duhet të sigurojnë kushte përkatëse  - mjedisin e punës, pajisjet, mjetet dhe makinat dhe veçanërisht e  rëndësishme – personi  mentor i cili do t`i udhëheqë nxënësit  gjatë procesit të punës në kompani.

 

Për këtë qëllim, në periudhën prej datës 16 - 18 shtator në Ohër u realizua trajnimi për trajnerët e personave-mentorë, të cilët duhet të përshpejtojnë procesin e certifikimit të mentorëve nga kompanitë, të cilat për momentin janë deficitarë. Trajnimi u realizua përmes projektit "Arsimi  për punësim në Maqedoninë e  Veriut" i cili financohet nga Ambasada Zvicerane në Shkup, dhe u realizua nga trajnerë me përvojë - përfaqësues të odave ,nga  tre Qendrat  Rajonale për Arsim profesional dhe Trajnim dhe këshilltarë nga Qendra për Arsimin Profesional  dhe Trajnim, sipas Programit të zhvilluar për trajnimin e trajnerëve për mentorë.

 

Trajnerët e rinj të certifikuar të mentorëve nga kompanitë do të duhet të njohin personat e emëruar nga kompanitë me rregulloren e ligjit arsimor, mënyrën e komunikimit me pjesëmarrësit në proces, veçanërisht me nxënësit , përgatitja e planit për realizimin e trajnimit praktik i cili duhet të jetë  në korrelacion me programin mësimor për kualifikimin e dhënë, dhe përcjelljen  dhe vlerësimin e përparimit të nxënësve .

 

Mentorët nga kompanitë, më tej do të kenë rëndësi të jashtëzakonshme në edukimin e nxënësve  dhe përgatitjen e tyre profesionale, gjegjësishtë  në përvetësimin e aftësive praktike dhe kompetencave profesionale nga të cilat varet pjesëmarrja e suksesshme e të rinjve në tregun e punës. 

Koncepti i arsimit dual  është përmirësuar ndjeshëm këtë vit përmes dialogut "Mëso me  mençuri , puno me profesionalizëm" përmes të cilit MASH-i së bashku me bashkësinë  e biznesit, komunat  dhe shkollat ​​kanë krijuar një politikë të përbashkët regjistrimit e cila  i përshtatet të gjitha palëve të interesuara , dhe është e fokusuar veçanërisht në zhvillimin

  dhe promovimin e arsimit të mesëm profesional. Rezultati nga ky aktivitet është numër i rritur  i nxënësve  të regjistruar në shkollat ​​e mesme profesionale edhe ate për  6% më shumë se vitin e kaluar, gjë që është arsyeja për rritjen e nevojës për mentorë të nxënësve  nëpër  kompani, dhe për shkak të të cilave organizohen intensivisht trajnimet e caktuara.

 

                                   

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar