Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, sot mbajti takim me një delegacion nga Estonia, përfaqësues të Sekretariatit për Çështjet Evropiane dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të diskutuar aktivitetet e planifikuara në fushën e digjitalizimit të arsimit dhe zhvillimit të aftësive digjitale, përmes një projekti të mbështetur nga Qendra Estoneze për Partneritetin Lindor (ECIP) financuar nga Estonia dhe SHBA.
Projekti i inicuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, i cili synon të mbështesë digjitalizimin në Maqedoninë e Veriut, është pjesë e prioriteteve të Qeverisë për të sjellë vlerat evropiane në vend , përfshirë edhe digjitalizimin e arsimit.
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës është caktuar si Ministri përkatëse për shkëmbimin e përvojave dhe informatave, si dhe për gjendjen në lidhje me digjitalizimin e proceseve dhe shërbimeve në arsim, me qëllim që të planifikojë dhe përcaktojë në mënyrë më efektive aktivitetet e mëtejshme të projektit.
Qëllimi i projektit është të ndajë praktikat dhe përvojat më të mira nga digjiitalizimi estonez, ndërsa disa nga aktivitetet e projektit përfshijnë: trajnimin dhe mentorimin për nëpunësit shtetëror dhe institucionet përkatëse në Maqedoninë e Veriut, zhvillimin dhe zbatimin e një zgjidhjeje për menaxhim-e si dhe mbështetjen teknike dhe menaxhimin me ndryshime.
Projekti do të zbatohet në kohëzgjatje prej 18 muajve, dhe fillon përmes takimeve dhe punëtorive të përbashkëta me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse dhe pjesëmarrësit të tjerë nga Maqedonia e Veriut.