Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska në një takim me mësimdhënësit-mentorë: keni mbështetjen e plotë nga MASH, së bashku të bëjmë arsim më cilësor me Konceptin e ri

Carovska në një takim me mësimdhënësit-mentorë: keni mbështetjen e plotë nga MASH, së bashku të bëjmë arsim më cilësor me Konceptin e ri

 

Carovska në një takim me mësimdhënësit-mentorë: keni mbështetjen e plotë nga MASH, së bashku të bëjmë arsim më cilësor me Konceptin e ri

 

Mësimdhënësit që punojnë në programet e reja për klasën e parë dhe të katërt janë të përkushtuar maksimalisht në zbatimin e Konceptit të ri për arsimin fillor. Ne si mentorë jemi mbështetja e tyre e drejtpërdrejtë në zbatimin e reformave, ndërsa sfidat që paraqiten i tejkalojmë së bashku, e informuan mësimdhënësit-mentorë, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, në takimin e sotëm të rregullt.

Mentorët theksuan se mësimdhënësit, të cilët kaluan trajnime të plota, filluan vitin e ri shkollor pa asnjë problem dhe se ata janë të kënaqur që tani kanë liri në krijimin e orës.

Ministrja Carovska u dëshiroi punë të suksesshme mësimdhënësve mentorë dhe u theksoi se MASH-i është gjithmonë këtu për t`u dhënë atyre mbështetjen e nevojshme në mënyrë që të arrijnë rezultate maksimale në punën e tyre, por natyrisht në punën e mësimdhënësve.

“Ju inkurajoj të jepni maksimumin në realizimin e suksesshëm të mësimit. Me përvojën tuaj ju mund t`i ndihmoni mësimdhënësve në realizimin e përmbajtjeve të planifikuara dhe në zbatimin  më të përshtatshëm të aktiviteteve për arritjen e rezultateve nga mësimi. "Jam e sigurt se këto reforma thelbësore do të rezultojnë në arsim më cilësor, të cilin do ta shohim në testimet e ardhshme ndërkombëtare dhe kombëtare të njohurive të nxënësve," tha Carovska.

MASH mësimdhënësit mentorë i zgjodhën në konkurs publik. Kushti për marrjen e këtij

titulli ishte që të kenë së paku 7 vjet përvojë pune si mësimdhënës, të jenë të punësuar me kohë të pacaktuar dhe t’i plotëson standardet profesionale për mësimdhënës-mentor.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar