Ministrja e Arsimit dhe Shkencës informon se rezultatet e Konkursit për pranimin e studentëve të regjistruar në studimet deridiplomike në konvikte shtetërore dhe objekte të tjera për akomodim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin e studimit 2021/2022, të cilat i referohen studentëve nga viti i dytë dhe vitet më të larta të studimeve janë publikuar në linkun e mëposhtëm.
Studentët që janë në listat e publikuara mund të transferohen në konvikte të studentëve pasi të nënshkruajnë një kontratë me konviktin ku ata janë të pranuar. Marrëveshja duhet të nënshkruhet më së voni 10 ditë nga shpallja e rezultateve. Ndërsa, ankesat lidhur me rezultatet i dorëzohen Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ("Shën Kirili dhe Metodi" Nr. 54, Shkup), që nga 10 shtator 2021.
Aplikimi për studentët e vitit të parë të studimeve fillon më 6 shtator dhe zgjat deri më 24 shtator 2021. Janë paraparë 1249 vende për studentët fillestar në konvikte të studentëve.
Kushtet, kriteret dhe dokumentet e nevojshme për realizimin e së drejtës së akomodimit në konvikt të studentëve janë të shënuara në konkursin i cili është i publikuar në linkun. Studentët që i plotësojnë kushtet plotësojnë aplikim elektronik dhe e bashkëngjitin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikim në formë letre (fletë evidentuese ) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në konviktin e studentëve.
Nëse, pas publikimit të listave përfundimtare të studentëve të pranuar nga konviktet, kapacitetet akomoduese në konvikt të caktuar mbeten të paplotësuara, aplikimi do të vazhdojë derisa të plotësohen të njëjtat por më së voni deri më 15.11.2021.