Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Program i ri për trajnimin e të rinjëve nga Maqedonia e Veriut në Gjermani/ Rajna Veriore – Vestfalija

Program i ri për trajnimin e të rinjëve nga Maqedonia e Veriut në Gjermani/ Rajna Veriore – Vestfalija

 

Program i ri për trajnimin e të rinjëve nga Maqedonia e Veriut në Gjermani/ Rajna Veriore – Vestfalija

 

Shoqata  Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut (GIZ) do të zbatojë program për kualifikim profesional  për të rinjtë profesionist potencial nga Maqedonia e Veriut  të cilët do të konkurrojnë  për  programin  për trajnim në Gjermani.

 

Këtë program  GIZ do ta zbatojë në emërtë Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim  Ekonomik  (BMZ) dhe Zyrës Shtetërore  të Rajnës Veriore – Vestfalija (HPB).

 

Komponenti kryesor i këtij programi zbatohet në Gjermani(НРВ) dhe ka të bëjë me dy  probleme kryesore në Maqedoninë Veriore: papunësie të rinjve dhe mungesën e kuadrit  të kualifikuar - duke ofruar njohuri të specializuara për të rinjtë maqedonas në sektorinekonomikë të orientuar drejt së ardhmes, si dhe përvojave praktike.

 

Programi do të ofrojë kualifikim të orientuar kah praktika për studentët ( të cilët kanë përfunduar së paku semestrin e 5-të në 02/2022) , studentë të diplomuar, praktikantë ( në vitin e fundit në trajnim), studentë të diplomuar nga shkollat e mesme teknike (kolegje) dhe profesionistë të rinj ( me më pak se 1 vit përvojë pune)  të cilët dëshirojnë  të bëhen profesionistë të ardhshëm dhe kuadër  drejtues në sektorët ekonomikë që janë të rëndësishëm për shërbimet komunale.

 

 

Fokusi i ardhshëm profesional i konkurruesve  duhet të jetë në njërën nga fushat e mëposhtme: ekonomia rrethore dhe riciklimi, arkitektura dhe ndërtimi me efikasitet energjetik, administrim afarist,digjitalizimi dhe TI, furnizimi me energji dhe energji të  e  rinovueshme, menaxhimi i mjedisit dhe ekonomia e gjelbër, inxhinieria mekanike, urbane planifikimi, trajtimi i ujit dhe ujërave të zeza dhe ekonomia.

 

Paraqitja është nga 1 gushti dhe zgjat deri më 30 shtator 2021

 

 

 

Aplikantët e përzgjedhur paraprakisht do të intervistohen nga përfaqësuesit e GIZ në Shkup në fund të shtatorit/fillimit të tetorit 2021.

 

Konkurruesit më të mirë do të përfshihen në përzgjedhjen  e ngushtë për programin e kualifikimit; megjithatë, ata do të duhet të kalojnë harmonizimin  me kërkesat e kompanive / institucioneve gjermane dhe tëkryejnë kursine  gjuhës gjermane në Institutin Goethe në Shkup.

 

Programi për trajnim do të zhvillohet në Rajnën Veriore – Vestfalija  nga muaji prill deri në korrik (tetor) 2022.  Informatat  më të hollësishme për programin gjenden  në dokumentacionin e bashkangjitur.

 

  1. Bewerbungsformular Nordmazedonien.docx (fletëaplikimi në gjuhën gjermane )
  2. Application Form North Macedonia.docx (fletëaplikimi në gjuhën angleze)
  3. Programmbroschuere Qualifizierung Nordmazedonien.pdf (broshura në gjuhën gjermane)
  4. Programme brochure Qualification North Macedonia.pdf ((broshura në gjuhë angleze)
  5. Flayer Qualifizierung Nordmazedonien.pdf (fletushkë në gjuhën gjermane )
  6.  Flayer Qualification North Macedonia.pdf (fletushkë në gjuhën angleze)

     

Të interesuarit duhet të shkarkojnë dhe plotësojnë formularin dhe të dorëzojnë më së voni deri më 30.09.2021 në asdresën e shenuar.

Thirrja është shpallur në GIZ dhe në rrjetet sociale në lidhjet në vazhdim:


https://www.facebook.com/gizskopje/posts/2883138612000503

 

https://www.linkedin.com/feed/update/urn:li:activity:6830463855882199040/

 

 

 

 

Konkursi

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar