Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Në rrjedhë është Thirrja për racion të subvencionuar për studentë, studentët të shfrytëzojnë mundësinë për kompensim mujor nga 2400 denarë

MASH: Në rrjedhë është Thirrja për racion të subvencionuar për studentë, studentët të shfrytëzojnë mundësinë për kompensim mujor nga 2400 denarë

 

MASH: Në rrjedhë është Thirrja për racion të subvencionuar për studentë, studentët të shfrytëzojnë mundësinë për kompensim mujor nga 2400 denarë

 

 

 

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës rikujton se në rrjedhë është Thirrja Publike për realizimin e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë, që nënkupton marrjen e kompensimit mujor në të holla prej 2400  denarë për 9 muaj në vit.

 

Afati për konkurrim për studentët është prejmë 1 derimë 31 gusht 2021. Përkandidatëttëcilët dotëfitojnëstatusin e studentëvenëvitinakademik 2021/2022 dheqënukkanëregjistruarsemestrin e verës , afatiikonkurrimitështëprejmë1 derimë 31 tetor 2021.

 

Konkurrimi bëhetpërmesportalitelektronikpërmesportalithttps://e-uslugi.mon.gov.mk/ndërsa mund të paraqiten të gjithë studentët e rregullt në studime deridiplomike në institucionet shtetërore dhe private të arsimit të lartë, të cilët janë shtetas të Repëublikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Kandidatët duhe t`i plotësojnë kushtet në vazhdim:

 

-  Të mos jenë në marrëdhënie të rregullt pune;

-  Të mos jenë të regjistruar si bujq individual dhe

- mos kenë të ardhura mujore në asnjë bazë më të madhe se paga neto minimale në vitin aktual.

 

Gjatë konkurrimit, kandidatët duhet të plotësojnë: Fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë , ndërsa gjithashtu ju bëjmë thirrje që të shikojnë edhe
- Udh
ëzimet për futjen e llogarisë rrjedhëse gjatë konkurrimit për racion të subvencionuar për studentë 

 

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, zyrtarisht i siguron të gjitha dëshmitë për plotësimin e kushteve të cilat i posedojnë MPB, APRM, DAP dhe shërbimet për studentë të fakulteteve.

 

Mbështetja financiare në vlerë prej 120 denarë për çdo ditë në mauj, përveç festave shtetërore, fetare dhe ditëve jo pune, nuk është e paraparë të paguhet edhe për  periudhën e pushimeve verore nga 1 korriku deri më 14 shtator.

 

Sipas llogaritjeve, kjo zgjidhje sistemike, e cila është pjesë e programit të punës të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe që avancon konsiderueshëm standardin e studentëve, do të përfshijë  40,000 studentë, për të cilët sigurohen rreth 15 milionë euro në vit. Studentët do të jenë në gjendje të përdorin mjetet për blerjen  dhe shërbime nga të gjithë tregtarët.

 

linkun në vazhdim gjenden përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta gjatë periudhës së konkurrimit.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi mbështetje për konkurrimin për reralizimin e racionit të subvencionuar për studentë përmes Sektorit për standardin e e nxënësve dhe studentëve edhe atë në kontaktet e mëposhtme:

 075 276 310 Qenan Sali  (qenan.sali@mon.gov.mk),

076 485 023 Xhemile Llamallari (xhemile.lamallari@mon.gov.mk)ose 

070/622-853 Neshe Mustafa (nese.mustafa@mon.gov.mk) ose përmes  zyrës  në katin  përdhesë  në ndërtesën e Ministrisë.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar