Kush do të ketë të drejtë të shfrytëzojë racion të subvencionuar për studentë?
Të drejtën e shfrytëzimit të mbështetjes financiare për racion të subvencionuar kanë të gjithë studentët e rregullt në studime deridiplomike në institucionet e larta arsimore shtetërore dhe private.të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Përveç këtij kushti për të fituar këtë mbështetje financiare studentët, duhet të plotësojnë edhe kushtet në vazhdim:
-të mos jenë në marrëdhënie të rregullt të punës;
-të mos jenë të regjistruar si bujq individual;
-të mos kenë të ardhura mujore me asnjë bazë më të madhe se neto paga minimale në vitin vijues.
Kur do të fillojë dhe si do të bëhet pagesa e racioneve të subvencionuara për studentë?
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke filluar nga muaji tetor do të fillojë të paguajë 2,400 denarë në muaj si mbështetje për racionet e studentëve. Mjetet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në fillim të muajit transferohen në llogaritë rrjedhëse të të gjithë studentëve të cilët i plotësojnë kushtet për realizimin e kësaj të drejte, ku do të duhet të aplikojnë paraprakisht
Për mënyrën dhe procedurën e aplikimit MASH-i në kohë do të njoftojë opinionin.
Mbështetja financiare nuk është e paraparë që të paguhet gjatë periudhës së pushimeve verore nga 1 korriku deri më 14 shtator. Sipas llogaritjeve, është paraparë mbështetje financiare për rreth 40,000 studentë të cilët do të përdorin këtë të drejtë, për të cilët në nivel vejtor janë siguruar rreth 15 milion euro.
Ku do të mund të bëhet pagesa me mjetet e racioneve të subvencionuara për studentë ?
Me atë se të hollat do të paguhen në llogarin rrjedhëse të studentit ata do të mund të shfrytëzohen për blerjen e mallarave dhe shërbimeve nga të gjithë tregtarët. Kjo risi parashikohet për shkak të pandemisë dhe masave të mundshme kufizuese në vjeshtë. Zgjidhja ligjore e miratuar fillimisht parashikonte që mjetet të përdoren ekskluzivisht në objektet hotelierike. Mirëpo me porpozim ligj ëdhtë bërë ndryshim - mjetet të shfrytëzohen tek të gjitë tregtarët kuptohet me rekomandim që të jenë të dedikuara për furnizimin e ushqimit. Tani masat janë relaksuar dhe objektet hotelierike po punojnë, por ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm kur mund të kemi masa të reja kufizuese, dhe pikërisht atëherë studentët do të marrin mjetet.
Prandaj, me ndryshimet ligjore, ne mundësojmë që kjo e drejtë të realizohet në mënyrë të pavarur nga pandemia dhe racionet sigurohen nga shitoret.
Çfarë paraqet racioni i subvencionuar për studentët?
Futja e racionit të subvencionuar për studentë është pjesë e programit qeveritar, ku sigurojmë mbështetje të konsiderueshme për të rinjtë dhe rrisim standardin e studentëve. Qëllimi ynë, si qeveri e cila kujdeset për të rinjtë, është që ta bëjmë jetën më të lehtë për studentët dhe t`iu mundësojmë atyre të përqendrohen në thelbin e procesit arsimor - domethënë të marrin njohuri dhe më pak sfida të një natyre tjetër, si ato materiale.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me të rinjtë vazhdojnë të krijojnë masa dhe politik, si dhe të zbatojnë procese që janë në interes të të rinjve dhe të ardhmes së tyre.