Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Shpallet thirrja për financimin e projekteve hulumtuese të institucioneve shkencore me veprimtari me interes të lartë strategjik dhe kombëtar

MASH: Shpallet thirrja për financimin e projekteve hulumtuese të institucioneve shkencore me veprimtari me interes të lartë strategjik dhe kombëtar

 

MASH: Shpallet thirrja për financimin e projekteve hulumtuese të institucioneve shkencore me  veprimtari me interes të lartë strategjik dhe kombëtar

 

 

Në kuadër të buxhetiti për vitin 2021, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në bazë të pëlqimit paraprak të Qeverisë, janë siguruar mjete shtesë për të mbështetur punën hulumtuese - shkencore të institucioneve shkencore publike. 

 

Me mjetet është paraparë të financohet  realizimi i projekteve shkencore-hulumtuese të këtyre institucioneve të pavarura shkencore të cilët realizojnë veprimtari me interest ë lartë strategjik dhe kombëtar për  Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për këtë  qëllim është shpallur thirrje e cila gjendet në  linkun në vazhdim.

 

Çdo Institucion shkencor publik mund të parashtrojë  fletëparaqitje  për financimin e maksimum tre projekteve hulumtuese shkencore, ndërsa  shuma e përgjithshme që do të ndahet për financimin e projekteve është maksimum 3 milion denarë.

 

Afati i fundit për parashtrimin e fletëparaqitjeve  është 20 .9.2021. Shqyrtimi dhe rangimi i  fletëparaqitjeve do të kryhet nga komisione të veçanta të formuara për këtë qëllim.

Duke e pasur parasysh se shkenca, hulumtimi dhe inovacionet  janë bartësit kryesorë të përparimit të përgjithshëm socio-ekonomik të vendit dhe një nga kushtet themelore për integrim në Bashkimin Evropian, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë t`i kushtojnë vëmendje të veçantë zhvillimit të tyre.

 

Në këtë drejtim, buxheti për shkencën në tre vitet e fundit pothuajse është dyfishuar

Për më tepër, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke punuar në një ndryshim të plotë për  mënyrën e financimit të veprimtarisë hulumtuese  -shkencore duke futur programin dhe financimin e planifikuar dhe vazhdimin  e financimit të grantit.

 

 

 

 

Gjithashtu, po përgatitet një Ligj i ri për veprimtarinë shkencore -hulumtuese nga ana e grupit punues  i përbërë nga përfaqësues të të gjitha universiteteve dhe përfaqësuesve  të institucioneve  shkencore.

 

Qëllimi i përpjekjeve dhe ndryshimeve të mëdha që do të pasojnë, si në aspektin e ndryshimeve në legjislacion ashtu edhe në aspektin e sigurimit të më shumë mjeteve buxhetore për shkencën është të rrisë pjesën e PPV -së në shkencë dhe t`i afrohet nivelit që është në vendet e BE -së.

 

Ju rikujtojmë se, të premten MASH shpalli edhe thirrjen për shpërndarjen e 17,3 milion denarëve të destinuara për zhvillimin e infrastrukturës laboratorike në kuadër të fakulteteve dhe institucioneve shkencore, ndërsa me qëllim të rritjes së vëllimit të veprimtarisë shkencore hulumtuese.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar