Në bazë të nenit 54 paragrifi 1 të Ligjit për standard të nxënësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20), dhe Vendimin për caktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënës të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr 166/21), dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 100 (njëqind) bursave për nxënës të talentuar - sportist të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022 nr. 19 19-11184/1 të dates 26.07.2021 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS
për ndarjen e 100 ( njëqind) bursave për nxënës të talentuar - sportist të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2021/2022 do të ndajë 100 ( njëqind) bursa për nxënës të talentuar - sportist të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë burse kanë nxënësit të cilët mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndërsa i plotësojnë kushtet në vazhdim:
1. të jenë nxënës të rregullt në vitin e I, II, III, IV, të cilët gjatë dy viteve të fundit kanë fituar së paku shpërblim/diplomë për vendin e I ose të II në gara ndërkombëtare ose shtetërore nga fusha e sportit të organizuara nga Federatat Nacionale e Sportit që disponojnë Aktvendim për kryerje të veprimtarisë sportive lëshuar nga Agjencioni për Rini dhe Sport;
2. të kenë të arritur sukses mesatar së paku shumë mire gjatë arsimimit të deritanishëm;
3. të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit;
4. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani tjera;
5. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriter për ndarjen e bursave është suksesi i arritur gjatë shkollimit dhe shpërblimi -et/diploma-at e fituara në gara shtetërore dhe ndërkombëtare.
Për kriterin sukses i realizuar, pikët fitohen sipas formulës në vijim:
Notë=pike.
Për kriterin shpërblim /diplomë e fituar në gara shtetërore ose ndërkombëtare edhe atë për vendin e fituar të I ( parë) ose II ( dytë)në gara ndërkombëtare ose shtetërore nga fusha e sportit, pikët përcaktohen varësisht nga lloji i çmimit të fituar edhe atë:
- vendi i I (parë) i fituar në gara ndërkombëtare vlerësohet me 5 pikë, ndërsa në gara shtetërore me 4 pikë,
- II( dytë) fituar në gara ndërkombëtare vlerësohet me 4 pikë, ndërsa në gara shtetërore me 3 pikë,
përderisa lloji i shpërblimit të fituar vlerësohet me 2 pikë për shpërblimin e fituar individual dhe 1 pikë për shpërblimin e fituar në ekip, p.sh.: Nëse nxënësi ka fituar vendin e pare në sport në grupe në garë shtetërore ajo do të thotë se ajo diploma do të vlerësohet me 5 pikë (4 pikë për vendin e pare të fituar në garë shtetërore + 1 pikë për çmimin e fituar në ekip), ose
Nëse nxënësi ka fituar vendin e dytë në sport individual në garë ndërkombëtare ajo diplomë vlerësohet me 6 pikë (4 pikë për vendin e dytë të fituar në garë ndërkombëtare + 2 pikë për çimimin individual të fituar).
Për shpërblimet e fituara në gara shtetërore nga fusha e sportit do të njihen vetëm shpërblimet e fituara në gara të organizuara nga Federatat Sportive Nacionale të cilët disponojnë Aktvendim për kryerje të veprimtarisë sportive të lëshuar nga Agjencioni për Rini dhe Sport, ndërsa nuk do të merren parasysh nga klubet e sporteve, shoqatat etj.
II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit duhet të plotësojnë Fletëparaqitjen elektronike dhe ja bashkangjesin dokumentacionin e nevojshëm në http://e-uslugi.mon.gov.mk ndërsa në qoftë se nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike,atëherë plotësojnë Fletëparaqitjen në letër (listën evidentuese) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas Konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ( Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54, Shkup) nga data 1.9.2021 deri më 15.9.2021, prej ora 08:00-16.00.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim:
1. Lista evidentuese, vetëm për kandidatët të cilët aplikojnë në formë të letrës;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2021/2022;
3. Kopje të Dëftesave të vërtetuara në noter për vitet paraprake ( kandidatët e vitit të parë dorëzojnë dëftesat nga klasa e VI - IX); (kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike të bashkëngjesin dëftesa origjinale të skenuara)
4. Kopje të diplomave të vërtetuara në noter për shpërblimet/diplomat e fituara për vendin e I ose II në gara shtetërore dhe / ose gara ndërkombëtare nga fusha e sportit, të organizuara nga federata nacionale e sportit, të organizuara nga federata nacionale e sportit që kanë aktvendim për kryerjen e veprimtarisë sportive të lëshuar nga Agjencioni për Rini dhe Sport; (kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike të bashkëngjesin dëftesa origjinale të skenuara)
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e Kërkesës për akomodim në konvikt për nxënës dhe formularin e Kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. бр.189/16 dhe 41/17),do ta sigurojë dokumentin në vazhdim:
- certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme
Shpërblimet - diplomat ku nuk është precizuar vendi i fituar, përkatësisht shpërblimet-diplomat dhe mirënjohjet për pjesëmarrje në gara pa vend të fituar , shpërblimet - diplomat të cilët nuk janë fituar në vitin paraprak shkollor nuk do të merren parasysh.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni nuk është i kompletuar dhe i dorëzuar në kohë.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më 10.10.2021 në ueb faqen e Ministrisë.
Të gjithë fituesit e bursës pas shpalljes së listës, ndërsa më së voni deri më 20.10.2021 të nënshkruajnë marrëveshjen për bursë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Të gjithë kandidatët të cilët nuk do të rrespektojnë këtë afat do të konsiderohet se janë dorërhequr nga bursa.
IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës është 3.500,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.