Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" Nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 166/21), dhe Vendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës - fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022 nr. Nr. 19-11176 / 1 datë 26.07.2021 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS
për ndarjen e 200 (dyqind) bursave për nxënësit e vitit të parë që zbatojnë plan -programe në profesionin elektro-teknik, profesionin e ndërtimit-gjeodezik, profesionin e hotelierisë-turizmit, profesionin bujqësor-veterinar, profesionin mekanik ose profesionin e tekstilit-lëkurë në shkollat publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin skollor 2021/2022
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe plotësojnë kushtet :
-Të jenë nxënës të rregullt nga VITI I PARË i arsimit të mesëm që realizojnë programe mësimore në fushën e profesionit elektro-teknik, në profesionin ndërtimtari -gjeodezi, në profesionin hotelieri-turizëm , në profesionin bujqësi -veterinari, në profesionin e maqinerisë ose profesional tekstil-lëkurë në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
2. të ketë arritur sukses të vazhdueshëm minimum- shumë të mirë në arsim deri më tani
3. të mos ketë përsërit vit gjatë arsimimiit;
4. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;
5. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut ;
Kriteret për ndarjen e bursave janë:
- suksesi i arritur nga arsimi i mëparshëm.
II. MËNYRA, DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikim -elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data 01.09.2021 deri më datë 15.09.2021, nga ora 08-16.
. Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :
1. Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2021/2022;
3. Fotokopje të dëftesave të noterizuara për vitet arsimit të mbaruara më herët (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX); (kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, të bashkangjesin dëftesat origjinale të skanuara)
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:
- Vërtetim të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i pakompletuar dhe i dorëzuar pas afatit.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 10.10.2021 në faqen e internetit të Ministrisë.
Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më datën 20.10.2021 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.
IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, për nëntë(9) muaj gjatë vitit shkollor.
VËREJTJE: Të gjithë kandidatët të cilët do të dorëzojnë dokumente në formë të letrës detyrimisht duhet të dorëzojnë edhe kopje nga llogaria personale e transaksionit, në të kundërtën fletëparaqitja nuk do të pranohet.