Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Autorja e materialit të shkencave natyrore Lazareska: Nxënësit e klasave të para do të mësojnë nga libri shkollor interesant dhe shumëngjyrësh, i mbushur me eksperimente

Autorja e materialit të shkencave natyrore Lazareska: Nxënësit e klasave të para do të mësojnë nga libri shkollor interesant dhe shumëngjyrësh, i mbushur me eksperimente

 

Autorja e materialit të shkencave  natyrore Lazareska: Nxënësit e klasave të para do të mësojnë nga libri shkollor interesant dhe shumëngjyrësh, i mbushur me eksperimente

 

Nga shtatori, nxënësit e klasave të para do të mësojnë  sipas programit  të ri për të cilin përfundon përgatitja e materialeve mësimore. Për lëndën e shkencave natyrore, është duke u shtypër  material i ri, autorët e të cilit ishin Biljana Llazareska, Biljana Stojanovska, Sonja Kirkovska dhe Nella Slezenkova Nikovska.

"Ne kemi krijuar material të mrekullueshëm që do të jetë interesant dhe emocionues për nxënësit , sepse ata janë më të lumtur në klasë kur ne bëjmë  eksperimente dhe kur ata kanë përpara tyre materiale mësimore që janë shumëngjyrëshe dhe të pasura me ilustrime", thotë autorja Biljana Llazareska .

Sipas Llazareskës , përmbajtja e materialit është e kuptueshme për nxënësit , , dhe qëllimi është që t`i fusin ato në materialin mësimor përmes aktiviteteve dhe lojërave dhe të kuptojë aspektet e barazisë gjinore, ndërkulturalizmit, përfshirjen, mbrojtjen  e mjedisit jetësorë , respektimit , të drejtat dhe të ngjashme.

"Shpresojmë që ky libër shkollor të ofrojë një qasje tjetër ndaj mësimit dhe do të rrisë kompetencat e njohurive, aftësive, shkathtësive  dhe qëndrimeve. Kjo do t`u mundësojë nxënësve  të mësojnë me kuptim, i cila ndihmon në zhvillimin e mendimit kritik dhe kreativitetin  , e cila është qëllimi i vetë proceseve të reformës ", thotë Llazareska.

Implementimi  i Konceptit të ri, të cilin e përgatiti   Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, fillon nga viti i ri shkollor në klasën e parë dhe të katërt, për të cilën janë zhvilluar dhe përgatitur  materiale mësimore që janë plotësisht të harmonizuara me programet mësimore të  reja . Ndryshimet do të bëhen në faza dhe implementimi  i plotë i reformës në klasën e nëntë pritet të mbarojë për  5-6 vite. Materialet e reja mësimore  përgatiten  në koordinim me BDE, dhe gjithashtu materiali shqyrtohet nga komision i recezentëve dhe profesorëve  të universitetit.

[ Monday, July 19, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar