Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / THIRRJE PUBLIKE për zgjidhje të recensentëve të cilët do t’i recensojnë projektet pas shpalljes së Konkursit për bashkëfinancim të projekteve bilaterale kërkimore-shkencore midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Austrisë

THIRRJE PUBLIKE për zgjidhje të recensentëve të cilët do t’i recensojnë projektet pas shpalljes së Konkursit për bashkëfinancim të projekteve bilaterale kërkimore-shkencore midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Austrisë

 

Në bazë të nenit 50 të Ligjit për Veprimtari  Kërkimore- Shkencore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16), Rregullorja për procedurën dhe kriteret e afërta të financimit dhe mbikëqyrje të programeve vjetore për veprimtari kërkimore-shkencore të subjekteve të veprimtarisë kërkimore-shkencore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë " nr. 88/09, 149/09, 25/11 dhe 129/13) si dhe Aktvendimit për  Shpalljen  e Konkursit nr. 20-9797/1  të datës 01.07.2021, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpall:

 

 

THIRRJE PUBLIKE

 

për zgjidhje të recensentëve të cilët do t’i recensojnë projektet pas shpalljes së Konkursit për bashkëfinancim të projekteve bilaterale kërkimore-shkencore midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Austrisë  

 

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës prej kandidatëve të paraqitur do të bëjë zgjedhje të recensentëve, të cilët do t`i recensojnë projekt-propozimet e paraqitura pas Konkursit për bashkëfinancim të projekteve bilaterale kërkimore-shkencore midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Austrisë, të cilat do të financohen në periudhën 2022-2023.

            Recensentët duhet të jenë nga rendi i kërkuesve të lartë të njohur dhe të pranuar me titull shkencor, gjegjësisht mësimore-titull shkencor nga sfera përkatës shkencore dhe fusha shkencore e kërkimit.

              Recensentët duhet të jenë nga fushat shkencore në vijim, gjegjësisht fusha shkencore të kërkimit:

 

1.

Shkenca bioteknike

2.

Shkenca humane, gjuhë dhe letërsi

3.

Inxhinieri dhe teknologji, makineri

4.

Mineralogji

5.

Inxhinieri industriale

6.

Shkenca shoqërore

7.

Farmakologji, kimi analitike

8.

Shkenca teknike-teknologjike, teknologji të prodhimeve ushqimore

9.

Shkenca bioteknike, kimi dhe Enologji

10.

Teknologji farmaceutike, teknologji mjekësore, inxhinieri industriale dhe menaxhment

11.

Botanikë, florë, fitocenologji

12.

Materiale kompozite

13.

Biosenzing, nanofibra, nanosenzorë

 

 

 

 

Recensentët e zgjedhur, projektet bilaterale të paraqitura do t’i vlerësojnë në bazë të kritereve në vijim:

 

- kontributi në thellimin dhe zgjerimin e

  njohurive shkencore;

- origjinaliteti i qëllimeve dhe përmbajtja e hulumtimit;

- kompetencë të kërkuesit kryesor;

- kompetencë dhe origjinalitet të ekipit kërkimor;

- kontributi në  aftësimin e kërkuesve të rinj;

- rëndësia e projektit të qëllimeve të hulumtimit;

- konkurrenca për bashkëpunim ndërkombëtar;

- realizueshmëria e propozim projektit (konstruksion financiar), mundësi për zbatimin e rezultateve.

 

Në procedurën për vlerësim të recensentëve duhet të përmbahen në normat profesionale dhe etike (objektivitet, paanshmëri dhe shmangie të konfliktit të interesave).

 

        Fletëparaqitjen për recensentë të plotësuar,së bashku me biografi të shkurtër (CV) të dorëzohen në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës , Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Rr. " Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54 1000 Shkup, dhe në formë elektronike në e-mal adresën: andrea.aleksovski@mon.gov.mk

 

 Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 30.09.2021 ( deri në ora 15:30 )

 

Fletëparaqitjet e pakompletuara të dorëzuara jo në kohë, nuk do të shqyrtohen.

 

 Për shkarkim:

 

Fletëparaqitja për recensent ( linku)

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar