Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se në rrjedhë është Konkursi për pranimin e nxënësve në konviktet publike për nxënës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2021/2022.
Të drejtë akomodimi kanë nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim: të jenë të regjistruar si nxënës të rregullt në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2021/2022; të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut; të jenë të regjistruar në planin dhe programet mësimore të cilat nuk janë të përfaqësuara në komunë gjegjësisht në Qytetin e Shkupit ku nxënësi ka vendbanimin e përhershëm; shkolla në të cilën është regjistruar nxënësi të jetë më së paku 25 kilometra larg vendbanimit të përhershëm dhe të ketë transport publik të organizuar; shkolla në të cilën është regjistruar nxënësi të jetë më së paku 10 kilometra larg vendbanimit të përhershëm dhe nuk ekziston transport publik i organizuar.
Këtë vit nxënësit kanë mundësi të aplikojnë për akomodim në konviktet për nxënës në mënyrë elektronike me plotësimin e fletëparaqitjes elektronike dhe bashkëngjitjen e dokumentacionit përkatës në https://e-uslugi.mon.gov.mk , ndërsa nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë fletëparaqitje në formë të letrës (fletë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm më së voni deri më 15.07.2021.
Informata më të hollësishme në linkun në vazhdim.