Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Imagjinoni si do të ishte sistemi arsimor nëse të gjitha paratë e shpenzuara për

Carovska: Imagjinoni si do të ishte sistemi arsimor nëse të gjitha paratë e shpenzuara për

 

Carovska: Imagjinoni si do të ishte sistemi arsimor nëse të gjitha paratë e shpenzuara për

 

 

Imagjinoni të gjitha paratë e investuara në “Shkupi 2014”, nëse do të investoheshin në arsim dhe shëndetësi, ku do të ishim sot. Por ato nuk janë investuar, periudha është  humbur, paratë janë shpenzuar. Ajo është një tragjedi që ka ndodhur në shoqërinë tonë. Kjo është përgjigja e ministres së Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në pyetjen rreth gjendjes  në arsim gjatë paraqitjes së saj  në TV Tera në Manastir.

"Sot po shkojmë hap pas hapi, dhe modernizojmë mësimdhënien dhe renovimin e shkollave dhe qytetarët duhet ta vlerësojnë atë. Brenda  6 viteve ne do kapim  hapin dhe do të arrijmë standardin e cilësisë. Nëse nuk fillojmë sot, kurrë nuk do ta arrijmë fundin," tha Carovska, duke shtuar se nuk mund të presim rritje ekonomike, zhvillim dhe prosperitet në  vend  gjatë 20 viteve, nëse nuk i realizojmë reformat e planifikuara, sepse nuk do të kemi  potencial njerëzor për të udhëhequr gjithë atë.

“ Arsimin duhet ta shohim si çështje të mbrendshme që na shqetëson neve dhe sa më shpejt të zbatojmë reformat për të cilat jemi  20 vjet me vonesë, më mirë do të ishte  edhe për ata që sot janë në moshë të mesme dhe për ata të cilët duhet të na udhëheqin neve dhe vendin ” theksoi Carovska.

Ministrja theksoi se opozita vazhdimisht gjen justifikime se nuk duhet të flitet për arsim, sepse nuk është momenti i përshtatshëm ndërsa  në fakt të gjitha ndryshimet që po ndodhin tani, ishin pjesë e programit zgjedhor të VMRO - DPMNE-së .

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar