Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Shkollat e mesme profesionale po modernizohen me shpejtësi dhe po bëhen interesante për të rinjtë

Carovska: Shkollat e mesme profesionale po modernizohen me shpejtësi dhe po bëhen interesante për të rinjtë

 

Carovska: Shkollat e mesme profesionale po modernizohen me shpejtësi dhe po bëhen interesante për të rinjtë

 

Shkollat ​​e mesme profesionale po modernizohen me shpejtësi nga aspekti i  infrastrukturës dhe sigurimi i mësimit ineresant  dhe kreativ  të përqendruar në trajnimin praktik, duke u bërë kështu interesante për nxënësit e shkollës së mesme në  të ardhmen . Një prej tyre është edhe "Vëllezërit Miladinov" në Shkup i cili futë  përmbajtje të re përmes së cilës, nxënësit  do të fitojnë kompetenca cilësore dhe aftësi. Këtë e deklaroi Ministrja e  Arsimit  dhe e Shkencës  Milla Carovska gjatë vizitës së sotme në shkollën e mesme bujqësore - veterinare të vendosur në komunën e Kisella Vodës e cila hapi parkun ZOO dhe promovoi një sistem akuaponik, i cili nga viti i ardhshëm shkollor do të shërbejë për trajnimin e nxënësve .

Shkolla vendosi për një koncept interesant të punës dhe përgatitjes së nxënësve  këtu brenda vetë objektit, duke përdorur kapacitetet e tyre dhe stafin duke  investuar  në punëtoritë dhe vendet e tyre për trajnimin praktik të nxënësve . Në fakt, kjo shkollë është e para që ka përmbajtje të tillë, shumë të rëndësishme për krijimin e gjeneratave të përgatitura mirë përmes trajnimit në mjedisin natyror ", tha Carovska, duke shtuar se edhe MASH-i  përmes projektit SKILS të financuar nga Banka Botërore vitin e kaluar e ndihmoi procesin  modernizimi i shkollës, përmes prokurimit të pajisjeve, mekanizimit dhe instrumenteve të nevojshëm për realizimin e mësimdhënies praktike.

“Shkolla është plotësisht e përgatitur për mënyrën  moderne të arsimit  dhe unë pres që të jetë zgjedhje e mirë për nxënësit e ardhshëm të  shkollës së mesme, dhe unë me kënaqësi e rekomandoj atë. Profesionet janë deficitarë , dhe arsimi siguron konkurrencën në tregun e punës. Si Motivim - plus janë bursat për nxënësit që regjistrohen në profesione deficitare , ndër të cilat është profesioni bujqësor-veterinar. "Këta nxënës  mund të marrin 2200 denarë në muaj ,për 9 muaj të vitit shkollor ," potencoi Carovska.

Ministrja tha se pritjet e saj në të ardhmen janë që nga kjo shkollë të dalin gjenerata edhe më të shumta dhe më të përgatitura të nxënësve  të cilët jo vetëm që do të punësohen shpejt, por gjithashtu do të kenë edhe idetë e tyre të biznesit dhe do ti realizojnë të bëhen punëdhënës.

Në lëshimin e  përdorimit    kopshtit zoologjik dhe në  promovimin e sistemit të akuaponikës në SHMQSH  "Braka Miladinovci" morrën pjesë  : Ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha dhe kryetarët e bashkësive  të qytetit të Shkupit dhe Kisella Vodës  - Petre Shilegov dhe Filip Temellkovski.

[ Thursday, June 10, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar