Qeveria ofroi plan transparent për reformën e bazës së sistemit arsimor kombëtar dhe hapi mundësi për pjesëmarrje të të gjitha palëve të prekura dhe të interesuara në përcaktimin e modelit të ri arsimor. U arrit pëlqim i gjerë se ndryshimet janë të nevojshme.
Plani për reformën është i përgatitur në bazë të analizave nga institucione dhe organizata të besueshme si OECD, UNICEF-i dhe Banka Botërore, analiza e rezultateve nga arritjet e nxënësve maqedonas në testimet ndërkombëtare si PISA dhe TIMSS, ndërsa ndryshimet janë rezultat i kërkesave shumëvjeçare të mësimdhënësve dhe shumë gjeneratave të nxënësve. Plani parashikoi veprime në tre drejtime:
· Avancimi i cilësisë së mësimit përmes përpunimit të Konceptit të ri për arsimin fillor (linku) dhe programe mësimore të reja dhe materiale për të mësuarit (linku)..
Koncepti nënkupton model të ri arsimor të edukimit përmes të cilit çdo fëmijë do të mund ta arrijë potencialin e tij të plotë. Në modelin e ri nuk ka shkurtim të disiplinave dhe përmbajtjeve shkencore dhe është theksuar të mësuarit i integruar të lëndëve (shqyrtimi i një teme / dukurie nga disa aspekte, përmes disa lëndëve).
Programet mësimore të reja janë të përpunuara në bazë të Standardeve Kombëtare të miratuara për arritjet e nxënësve në fund të arsimit fillor (linku) dhe ato sigurojnë autonomi të plotë të mësimdhënësve për përshtatjen e mësimit në individë dhe grupe që do të mundësojë realizimin e rezultateve të pritura të secilit nxënës. Mësimi faktografik zëvendësohet me mësim me anë të kuptuarit. Vlerësimi formues merr përparësi përkundër vlerësimit përmbledhës, që do të thotë çdo ditë do të ndjeket dhe evidentohet përparimi i nxënësve. Nxënësit që në moshë të re futen në vlerat qytetare në lidhje me barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen, multikulturalizmin, kujdesin për mjedisin jetësor dhe të ngjashme. Ata do të fitojnë kompetenca në disa fusha që bota moderne i shënon si më të rëndësishme. Shkolla do të ofrojë aktivitete jashtëshkollore falas në lidhje me interesat e nxënësve, në mënyrë që ato me kënaqësi do të kalojnë më gjatë në shkollë.
Është parashikuar përmes Ligjit të ri për tekstet shkollore dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike (linku me versionin e dorëzuar në procedurën parlamentare) të vendosen më shumë filtra në procedurën për përgatitjen e materialeve për të mësuarit, me çka do të eliminohen gabimet dhe jologjikshmëritë që ekzistojnë tani dhe ato do të shkruhen me gjuhë autoriale të kuptueshme dhe të përshtatshme për moshën e nxënësve. Për çdo lëndë do të sigurohen disa burime informatash, gjegjësisht do të shfrytëzohen më së shumti tre tekste shkollore. Materialet për mësim janë digjitalizuar (tekstet në formë letre vetëm për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, përderisa për nxënësit nga klasa e katërt dhe ato të larta opsioni i parë janë tekstet shkollore digitale), që do të thotë sigurim në më tepër interaktivitet, mësim më krijues, gjithëpërfshirje (tekstet shkollore bëhen të disponueshëm edhe në format audio dhe të shkruara në alfabetin e Brajovit për nxënësit me shikim të dëmtuar), si dhe zvogëlimin e shpenzimeve dhe rialokimi i mjeteve për qëllime të tjera arsimore. Lekturat mbesin në formë të shtypur.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht i përgjigjet dilemave më të shpeshta (linku) të cilat paraqiten në opinion në lidhje me digjitalizimin e materialeve për mësim.
·
investim në kuadrin mësimor përmes trajnimit të vazhdueshëm dhe stimulimit të motivimit për punë.
Janë bërë ndryshime në Ligjin për Mësimdhënës dhe Bashkëpunëtorë Profesional në Shkollat Fillore dhe të Mesme (lidhja me versionin e dorëzuar në procedurën parlamentare) me të cilat sigurohet siguri juridike dhe ekonomike për personelin e shkollës.
Tani e tutje, do të ketë vetëm punësim të drejtpërdrejtë me kohë të pacaktuar, në vend që të transformohet pas 2 viteve të kaluara në vendin e punës siç ishte deri më tani. Atyre të cilëve për momentin nuk iu është transformuar marrëdhënia e punës, me hyrjen në fuqi të ligjit, do t`iu ndahen Aktvendime me kohë të pacaktuar nëse i plotësojnë kushtet ligjore.
Me çdo rritje të pagës minimale, paga e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional do të rritet. Pagës i shtohen shtesat të cilat deri më tani nuk ishin të rregulluar me ligj – për punë në rajonin kodrinor malor, për udhëheqjen e klasës , gjegjësisht udhëheqjen e paraleles, për punë me paralelet e kombinuara etj.
Ligji siguron përparim të vazhdueshëm profesional dhe në karrierë.
· Investim në infrastrukturën arsimore dhe pajisjen e shkollave
Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për këtë qëllim vazhdimisht do të rritet .
Në vitin 2021,janë siguruar rreth 1 miliard denarë për investime kapitale - që është dy herë e gjysmë më shumë në krahasim me vitin e kaluar.
Njëkohësisht, do të furnizohen pajisje TI, gjithashtu do të pajisen edhe kabinetet për realizimin e orëve të Shkencave natyrore.
Projekti për Avancimin e Arsimit Fillor - me mbështetjen e Bankës Botërore (linku)
Në mbështetje të ndryshimeve në arsimin fillor, është krijuar Projekt për avancimin e arsimit fillor në vlerë prej 21,5 milion euro, i cili do të financohet nga Banka Botërore dhe do të sigurojë një qasje më të shpejtë dhe më të madhe të mjeteve për shkollat , më shumë investime në kushtet e shkollave, ballafaqim më të lehtë me sfidat nga pandemia si dhe ngritje të përgjithshme të konkurrencës në sistemin arsimor.
Projekti parashikon investime të mëdha në arsim, ndërsa do të realizohet gjatë 5 viteve të ardhshme (deri në vitin 2026) nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, Qendrën Shtetërore të Provimeve , Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, komunat dhe shkollat fillore.
Projekti për promovimin e arsimit fillor ka katër komponente themelore, ose drejtime në të cilat të veprojë:
E para është të përmirësojmë mësimin në shkolla duke investuar në objektet të cilat ekzistojnë ,pajisja e kabineteve -, si përparësi është paraparë pajisja e kabineteve në shkencat natyrore. Mandej, prokurimi i pajisjeve IT,e mjeteve që shihen dhe ndihmëse mësimore. Prokurimi i pajisjeve shkollore - tavolina, karrige, tabelave , pasurimi i burimeve të bibliotekës dhe të ngjashme. Dhe në kornizë të këtij komponenti do të ndahen grante për planin e zhvillimit dhe për tutorimin dhe mentorimin e nxënësve , veçanërisht nga kategoritë e ndjeshme dhe përmirësimin e pjesmarrjes në shkollë tani gjatë pandemisë dhe pas përfundimit .
Komponenti i dytë i këtij projekti ka për qëllim zhvillimin dhe zbatimin e sistemit të testimit shtetëror përmes së cilit do të përcillet përparimi i shkollës fillore dhe në veçanti do të kontrollohet niveli i shkrim-leximit gjuhësor dhe matematikor, i cili matet në testet ndërkombëtare si PISA, ku kemi një renditje të ulët për një kohë të gjatë. Ky sistem për kontrollimin e njohurive të nxënësve nuk do të ndikojë aspak në notat e tyre, as nuk do të ketë ndonjë pasojë në punën e mësimdhënësve, por thjesht rezultatet do të ndihmojnë vetëm në krijimin e politikave të ardhshme arsimore.
Përmes këtijë komponenti do të forcohen veçanërisht kapacitetet dhe roli i Qendrës Shtetërore të Provimit si institucion që do të zë vend të rëndësishëm në procesin e krijimit të politikave arsimore bazuar në analiza dhe fakte.
Komponenti i tretë i projektit, ose fokusi do të jetë përmirësimi i kompetencave të personelit të shkollës, përmes zbatimit të standardeve profesionale dhe modernizimit të programeve për zhvillim profesional. Do të vijojnë gjithnjë e më shumë trajnime më moderne për mësimdhënësit e përhershëm dhe bashkëpunëtorët profesional në lidhje me tema të ndryshme,dhe kandidatët do të mentorohen për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesionalë të cilët në të ardhmen do të punësohen në shkolla.
Komponenti i katërt është modifikimi i modelit për shpërndarjen e mjeteve për financimin e punës së shkollave,nga e cila varet kryesisht funksionaliteti dhe cilësia e tyre e punës.