Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / THIRRJA E PËRSËRITUR PËR TË SHPREHUR INTERESIN PUBLIK për formimin e ekipeve të autorit për përpilimin e dorëshkrimeve të teksteve shkollore për vitin e I arsimi i mesëm profesional katërvjeçar

THIRRJA E PËRSËRITUR PËR TË SHPREHUR INTERESIN PUBLIK për formimin e ekipeve të autorit për përpilimin e dorëshkrimeve të teksteve shkollore për vitin e I arsimi i mesëm profesional katërvjeçar

 

Në bazë të nenit 17-а paragrafi 1 të Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm („Gazeta Zyrtare e RM”   nr.98/2008, 99/2009, 83/10, 36/11, 135/11, 46/12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18) MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS Shërbimi pedagogjik, shpall

 

 

THIRRJA E PËRSËRITUR PËR TË SHPREHUR INTERESIN PUBLIK

për formimin e ekipeve të autorit për përpilimin e dorëshkrimeve të teksteve shkollore për vitin e I arsimi i mesëm profesional katërvjeçar

 

 

Ekipet e autorit do të formohen për lëndët mësimore në vijim:

 

-

Fizikë (profesioni elektroteknikë, profesioni ndërtimtari-gjeodezi, profesioni grafikë, profesioni kimi-teknologji, shërbimet personale, profesioni makineri, profesioni i trafikut, profesioni pylltari përpunimi i drurit, profesioni shëndetësor, profesioni bujqësi-veterinari arsim katërvjeçar)

 

 

 

Të interesuarit ekipe të autorit është e nevojshme të dorëzojnë fletëparaqitje për ekip të autorit në arkivin e Shërbimit pedagogjik – rr. “Shën Kirili dhe Metodi” 54- Shkup, në përfundim më 25.5.2021. (fletëparaqitja).

 

 

Në fletëparaqitjen autorët nga ekipi i autorëve detyrimisht duhet të dorëzojnë:

-       - certifikatë ose diplomë për arsim të duhur të përfunduar, në origjinal ose të verifikuar në note (autorët që kanë përfunduar arsim jashtë vendit të detyruar janë të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),

-       deklaratë se i plotësojnë kushtet sipas nenit 11 të Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se do të lidhë marrëveshje vetëm me ekipet e autorëve, dorëshkrimet e të cilave për tekstet shkollore janë miratuar me vendim të Komisionit Kombëtar të teksteve shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm.

 

                                                                                   

 

 

Konkursi

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar