Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Sqarojmë dilemat kryesore në lidhje me tekstet dixhitale

MASH: Sqarojmë dilemat kryesore në lidhje me tekstet dixhitale

 

MASH: Sqarojmë dilemat kryesore në lidhje me tekstet dixhitale

 

 

Reforma e sistemit arsimor është e nevojshme dhe sipas shumicës së mësimdhënësve dhe prindërve, është e vonuar. Me programet e reja mësimore, nxënësit vendosen në qendër të sistemit arsimor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës i kupton dilemat që kanë prindërit. Prandaj, ju përgjigjet pyetjeve dhe dilemave të parashtruara më shpesh, sqarojmë segmentet kryesore të ndryshimeve që do të fillojnë në klasën e parë dhe të katërt në vjeshtë

 

-Nxënësit do të kalojnë shumë kohë në kompjuterë dhe tableta.

 

Nuk është e vërtet se me reformën në arsimin fillor ose me dixhitalizimin e teksteve shkollore do të arrihet një efekt i tillë.

Përkundrazi, me reformën, fëmijët do të kalojnë kohë më të gjatë dhe më cilësore  në shkollë ku do të mësojnë drejtpërdrejt nga mësimdhënësit, ndërsa më pakë kohë do të ju duhet të mësojnë më vonë vetë ata. Dixhitalizimi i teksteve shkollore, kërkimi i lehtë dhe shfrytëzimi i përmbajtjeve të përparuara multimediale do të mundësojë që të zhvillohen më shpejtë dhe në mënyrë efikase. Fëmijët e lindur në epokën dixhitale, sipas të gjitha hulumtimeve botërore, kalojnë shumë kohë me pajisjet dixhitale.Përmes kësaj qasje, përmbajtjet mësimore u përshtaten formateve bashkëkohore, përmes të cilave ata do të jenë në gjendje të përvetësojnë mësimet shumë më lehtë dhe më shpejt, por edhe të përdorin mjetet dixhitale për marrjen e njohurive dhe kërkimeve. Kjo absolutisht nuk do të thotë se me këtë qasje ata janë të detyruar të jenë më shumë para kompjuterit, por përkundrazi, të kalojnë më pak dhe më mirë me pajisjet që do të përdorin për të mësuar, dhe më shumë kohë dhe më mirë të kaluar në shkollë.

 

.

-Në rregull është dixhitalizimi, por duhet paralelisht të ekzistojnë edhe tekstet shkollore të shtypura, fëmijët do të humbin kontaktin me librat.

 

Reforma futet në faza. Tekstet e shtypura do të vazhdojnë të sigurohen për nxënësit nga klasa e parë deri në  klasën e tretë, pasi kjo është një periudhë në të cilën duhet të zhvillohet marrëdhënia e fëmijës ndaj librit.

Për nxënësit e klasave të katërta dhe ato më të larta, opsioni i parë do të jenë tekstet shkollore dixhitalë, duke e marrë parasysh atë  se ata tashmë kanë zhvilluar aftësi në aplikimin e teknologjisë IT dhe mjeteve elektronike.

Lekturat gjithashtu do të mbesin në formë të shtypur, ndërsa çdo ditë në shkollë fëmijët do të mësojnë dhe shkruajnë nga materialet e shtypura mësimore dhe nuk do të humbin aspak kontaktin me librat.

Kjo qasje e kombinuar praktikisht do t`u mundësojë fëmijëve që të kenë materiale të disponueshme në format dixhitale, si dhe t`i përdorin ato kudo dhe në çdo kohë.

Ky modernizim i arsimit nuk do të thotë aspak heqja e librave, fëmijët do të zhvillojnë një marrëdhënie me librin në klasat e ulëta, përmes lekturave  edhe në shkollë. Për më tepër, ata do të jenë në gjendje të mësojnë dhe të përdorin internetin dhe mjetet dixhitale për të mësuar  dhe hulumtim , jo vetëm për lojërat dhe rrjetet sociale.

 

 

- Fëmijët duhet të kthehen në shkollë dhe me libra, kjo me dixhitalizimin dhe mësimin

online është shumë keq.

 

Absolutisht mënyra më e mirë për të mësuar është në klasë dhe dixhitalizimi nuk ka aspak qëllim të zëvendësojë mësimin në shkollë me mësimin online. Përkundrazi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës angazhohet  për kthimin e fëmijëve në shkollë sa më shpejt që të jetë e mundur,sapo të lejojë gjendja epidemiologjike.

Manipulimi i plotë është që tekstet dixhitale po futen me qëllim që të vazhdohet me mësimin online. Nxënësit do të kthehen në banka aty ku e kanë vendin. Reforma është strukturuar të zbatohet në shkolla, me fond më të madh të orëve, më shumë aktivitetet interesante jashtëmësimore dhe më cilësore dhe kohë më të mirë të kaluar në shkollë 

- Fëmijët nuk do të mbajnë mend dhe me vështirësi do të mësojnë nga tekstet shkollore dixhitale. Ekzistojnë hulumtime të cilët e dëshmojnë atë, më lehtë është të lexohet nga materialet e shtypura.

 

Fëmijët para se gjithash do të mësojnë në shkollë, në komunikim të drejtpërdrejtë me mësimdhënësit do ti shfrytëzojnë për kërkim më të shpejtë, rikujtim dhe qasje të materialit në formatin  përkatëse siç janë prezantimet dhe përmbajtjet e tjera multimediale. Përveç kësaj nxënësit do të vazhdojnë të shfrytëzojnë materialet e shtypura në orët, të shkruajnë dhe të mësojnë nga ato që janë shkruar.

 

- Nxënësit e familjeve të rrezikuara sociale vendosen në pozitë jo të barabartë, sepse nuk disponojnë pajisje TI në të cilat do të futen tekstet dixhitale  

 

Për nxënësit të cilët janë të familjeve të rrezikuara sociale dhe nuk disponojnë pajisje për të mësuar nga tekstet dixhitale, si dhe për nxënësit të cilët për shkak të vështirësisë kanë nevojë për pajisje ose teknologji ndihmëse, shkolla është e obliguar të sigurojë kushte për çdo nxënës të ketë qasje në përdorimin e tekstit shkollor. Këtë e rregullon ligji i ri për tekste shkollore, i cili është në procedurë parlamentare. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju bënë thirrje qytetarëve që me qëllim që të marrin informata të sakta dhe të verifikuara për reformën e ardhshme në arsimin fillor të informohen dhe të ndjekin me hollësi përgjigjet e pyetjeve që plasohen.

[ Monday, April 26, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar