Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Përmes projekteve dhe interaksionit nxënësit do të mësojnë të zgjedhin problemet

Carovska: Përmes projekteve dhe interaksionit nxënësit do të mësojnë të zgjedhin problemet

 

Carovska: Përmes projekteve dhe interaksionit nxënësit do të mësojnë të zgjedhin problemet

 

Koncepti i ri për arsimin fillor fillon prej në vjeshtë në klasën e parë dhe në klasën e katërt, ndërsa në sistem të arsimit më të mirë në të gjitha  nivelet mund të arrijmë vetëm nëse bëjmë hap nga zona komforne, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në programin e mëngjesit të Radiotelevizionit Kombëtar.

“Koncepti i ri i të mësuarit do t`i ndryshojë mësimdhënësit, por do të ndryshojë edhe qasjen e nxënësve. Më e rëndësishme është se më në fund në fokus e vendosim nxënësin. Pse? Deri më tani, të gjitha parametrat na ishin të rëndësishme, por jo që kërkon nxënësi. Shihni se si një fëmijë i klasës së parë, të dytë, të tretë përgatitet me të gjitha mjetet digjitale që u janë ofruar. Fëmijët nuk kishin problem për të mësuarit online, ata jetojnë në botë ende më dinamike nga ajo që kemi jetuar ne. Shumë janë të ekspozuar ndaj informacionit, por ne nuk i mësojmë t`i selektojnë dhe në atë mënyrë ne nuk i përgatisim për botën në të cilën ata do të duhet të ballafaqohen me sfida. Sot janë të mbrojtur nga mësimdhënësit, nga prindërit, por për disa pesë deri në dhjetë vjet do të dalin në botë që është shumë mizore, e cila ofron shumë informacione të rrem, që ato duhet të njohin. Ata nuk janë mësuar të zgjidhin probleme, as t`i njohin, sepse kemi model të mësuarit konzervativ gjegjësisht të vjetruar.

Tani do të përpiqemi përmes projekteve, aktiviteteve, interaksionit me mësimdhënësin, ata të kërkojnë vazhdimisht zgjidhje për gjithçka që mësojnë. Shtesë, të gjitha lëndët do të jenë të lidhura, gjuha maqedonase, matematika, shkencat natyrore, shoqëria, një temë që do të përpiqemi përmes të gjitha lëndëve, të përbirohet që të mund nxënësit ta kuptojnë kontekstin në të cilin diçka po ndodh, pse ndodh dhe të mendojnë cila është zgjidhja e mundshme. Nëse ju atë e lexoni vetëm nga një libri, atëherë ju atë përmendsh e mësoni. Duhet të hulumtoni, të kërkoni, duhet të dini cilat sajte janë të përshtatshme për kërkim, në mënyrë që të fiton njohuri dhe aftësi të caktuara për t`u marrë me botën. "Arsimi fillor duhet t`i mësojë fëmijët të mësojnë, pastaj në shkollën e mesme ata fitojnë aftësi," shpjegoi Ministrja Carovska.

Mësimdhënësit nuk duhet të kujdesen se dikush do të mbet pa  punë. Të gjithë na duhen, ndërsa ligji i ri parasheh se do të paguhen më shumë nëse punojnë më shumë. Statusi i tyre është i me kohë të pacaktuar, që të ndjehen të sigurt në vendin e punës, që askush nuk mund t`i ndryshojë kur të dëshiroj ose t`i trajtojë ato si të drejtë dhe të padrejtë përshtatshëm dhe të papërshtatshëm. Në mënyrë shtesë, nuk do të konsiderohet sa orë mësimore kanë, por sa orë janë në shkollë, që të fitojnë nxënësit përveç lëndëve zgjedhore të detyrueshme dhe jashtëmësimore. Mësimdhënësit proaktivë do të mund të përfitojnë më shumë, theksoi ministrja Carovska.

Periudha e verës do të përdoret për trajnimin e kuadrit mësimor në klasën e parë dhe të katërt. "Aktualisht, programet janë në përpunim, për klasën e parë shumë shpejt duhet të del, e katërta për rreth tre javë, pastaj përgatiten modulet për trajnimin e kuadrit mësimor. Trajnimi për trajnerët do të jetë në fund të Prillit, në maj moduli i parë, në Qershor moduli i dytë dhe në Gusht pamjen e tretë për instruksionet përfundimtare dhe fillojmë në mësim. Nuk do të jetë e përkryer, por do të mësojmë nga çdo ditë e re. I rëndësishëm është entuziazmi i mësimdhënësve, përkushtimi i tyre, sepse ata bëhen pjesë e diçkaje që mund të jetë krenari kombëtare. "Nëse keni një sistem arsimor të fortë dhe modern, atëherë nuk keni nga çfarë të  frikoheni si vend," tha Carovska.

Ministrja theksoi se organizatat ndërkombëtare vazhdimisht na tregojnë se rreth 50 vjet nga sot do të kemi vende punë që sot gjysmën nuk mund t`i parashikojmë.

"Pra, do të punojmë diçka që sot nuk mund ta imagjinojmë. Dhe ne për atë duhet t`i përgatisim nxënësit tanë sot. "Ajo është sfidë e madhe për çdo vend, veçanërisht për vendin tonë ku kemi numër të  vogël të popullsisë dhe duhet të përpiqemi ta nxjerrim maksimumin nga të gjithë fëmijët që tani janë në sistemin arsimor," tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska.

 

[ Tuesday, April 6, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar