Në bazë të nenit 24 - b paragrafet ( 3) dhe (4) të Ligjit për arsim të mesëm ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/199, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/208, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 dhe 64/18), dhe („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 229/2020), Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon
THIRRJE PUBLIKE
Për ndarjen e shpërblimeve në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë të fituar në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore , nxënësit dhe mësimdhënësit i cili ka përgatitur nxënësin për gara në arsimin e mesëm
1. Kushte për pjesëmarrje
Në Thirrjen Publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore mund të aplikojnë:
- nxënës - shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të regjistruar në shkollë të mesme në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe
- mësimdhënës - shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i punësuar në shkollë të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili ka përgatitur nxënësin për gara, ndërsa kanë fituar vendin e parë, dytë ose tretë në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore, mbajtur në vitin shkollor 2020/2021.
Garë ndërkombëtare nënkuptohet gara në të cilën marrin pjesë nxënës nga së paku dhjetë shtete të ndryshme dhe pastaj krahasohen dituritë në mes nxënësve nga shtetet e ndryshme dhe rangohen të arriturat e tyre.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndanë çmim në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore.
Përderisa në garën ndërkombëtare ka më shumë nxënës që kanë fituar vendin e parë, dytë ose tretë, përkatësisht kanë fituar medaljen e art, argjend dhe të bronzit, ndahet shpërblimi në të holla vetëm atyre nxënësve të cilët janë ranguar në vendin e parë, dytë ose tretë përkatësisht tre nxënësit të cilët kanë fituar më së shumti pikë sipas rang listës së garave ndërkombëtare.
Përderisa në rang listën ka dy ose më shumë nxënës të cilët kanë fituar vendin e parë, dytë ose të tretë dhe janë numër të njëjtë të pikëve, Ministria do të ndajë shpërblime në të holla për të gjithë nxënësit me numë të njëjtë të pikëve.
2. Mënyra dhe afati i aplikimit
Nxënësi së bashku me mësimdhënësin i cili e ka përgatitur për pjesëmarrje në gara, duhet të dorëzojnë Fletëaplikim me të cilën në shtojcë i dorëzon dokumentet në vazhdim
- Certifikatë të shtetësisë për nxënësin - origjinal ose kopje të vërtetuar në noter,
- Certifikatë të shtetësisë për mësimdhënësin - origjinal ose kopje të vërtetuar në noter,
- Vërtetim se është regjistruar si nxënës i rregullt, në shkollë të mesme në vitin shkollor 2019/2020,
- Vërtetim se mësimdhënësi është i punësuar në shkollë të mesme,
- Kopje të Diplomës, mirënjohje, gjegjësisht certifikatë për vendin e parë, dytë ose vendin e tretë të fituar në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore, mbajtur në vitin shkollor 2020/2021 për nxënësin dhe mësimdhënësin ,
- Llogari bankare të nxënësit dhe mësimdhënësit,
- Dëshmi me të cilën do të konfirmohet se gara është garë ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore në të cilën kanë marrë pjesë nxënës më së paku prej dhjetë shteteve të ndryshme,
- Deklaratë të nënshkruar nga mësmidhënësi për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale.
Nëse mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin, për shkak të mungesës në garë nuk disponon diplomë, mirënjohje përkatësisht certifikatë për vendin e parë, dytë ose tretë në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore si dëshmi konsiderohen Deklaratat nga nënparagrafët 8,9 dhe 10 të kësaj pike)
Thirrja është e hapur dhe Fletëaplikimet mund të dorëzohen perms postës në adresën në vazhdim : “ Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup, me shënim “ për Thirrje Publike për ndarjen e shpërblimeve në të holla për vendin e parë, dytë ose vendin e tretë në Gara Ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore për nxënësin dhe mësimdhënësin i cili ka përgatitur nxënësin për gara në arsimin e mesëm” më së voni deri më 31.08.2021
3. Ndarja e shpërblimeve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë, shpërblime individuale në të holla në vlerë prej 50 % nga neto paga mesatare e punëtorit në Republikën e Maqedonisë nga muaji i fundit para ndarjes së vendit të parë, 40 % për vendin e dytë dhe 30 % për vendin e tretë.
Fletëaplikimet e pa kompletuara dhe të dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ndanë shpërblim në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë në garat e Matematikës “ Kengur” i cili organizohet nga ana e Lidhjes së Matematikanëve në Republikën e Maqedonisë e cila është pjesë e Asocijacionit Ndërkombëtar “Kangourou sans Frontieres”, sepse i njëjti nuk konsiderohet si garë ndërkombëtare.
Në kartën e kësaj shoqate është theksuar se organizohen të ashtuquajtura “ Lojra pa kufi” që të promovohet baza kulturore e matematikës përmes organizimit të garave vjetore në Matematikë, qëllimi i së cilës është të stimulojë dhe motivojë sa më shumë nxënës të jetë e mundur për të menduar në drejtim të pjesëmarrjes në aktivitete të tjera, gara dhe olimpiada nga matematika. Gjithashtu ndër të tjera, thuhet se kjo lojë ka për qëllim tërheqjen e numrit maksimal të nxënësve pa pasur ndonjë përzgjedhje kombëtare të pjesëmarrësve, as të krahasojë njohuritë ndërmjet shteteve.
Gjithashtu Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ndan shpërblime në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë në garat ndërkombëtare të cilat organizohen përmes aplikimit on-line dhe garat ndërkombëtare të cilët kanë të bëjnë me projekte.