Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Thirrje publike për ndarjen e shpërblimeve në të holla për medalje të art, argjent dhe bronztë në njërën prej 13 olimpiadave ndërkombëtare shkencore (International Science Olympiad), për nxënësin dhe mësimdhënësin i cili ka përgatitur nxënësin për olimpiadë

Thirrje publike për ndarjen e shpërblimeve në të holla për medalje të art, argjent dhe bronztë në njërën prej 13 olimpiadave ndërkombëtare shkencore (International Science Olympiad), për nxënësin dhe mësimdhënësin i cili ka përgatitur nxënësin për olimpiadë

 

Në bazë të nenit 26-b paragrafit (3) dhe (4) të Ligjit për arsim të mesëm ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/199, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/208, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17  dhe  64/18),dhe (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Mqedonisë së Veriut “nr. 229/2020), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall  

 

THIRRJE PUBLIKE

për ndarjen e shpërblimeve në të holla për medalje të art, argjent dhe bronztë në njërën prej 13 olimpiadave ndërkombëtare shkencore (International Science Olympiad), për nxënësin dhe mësimdhënësin i cili ka përgatitur  nxënësin për olimpiadë

 

1. Kusht për pjesëmarrje     

Në Thirrjen Publike për ndarjen e shpërblimeve për medalje të art, argjent dhe bronztë në njërën prej 13 olimpiadave ndërkombëtare shkencore (International Science Olympiad), mund të aplikojnë                                

- nxënës - shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut , të regjistruar në shkollë të mesme në teritorin e Republikës së Maqedonisë, dhe

- mësimdhënës - shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut , i punësuar në shkollë të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë , i cili ka përgatitur nxënësin për olimpiadë ndërsa kanë fituar medalje të art, argjentë  dhe të bronztë në njërën prej 13 olimpiadave ndërkombëtare shkencore (International Science Olympiad), në vitin shkollor 2020/2021

 

2. Mënyra dhe afati i aplikimit

            Nxënësi së bashku me mësimdhënësin i cili e ka përgatitur për pjesëmarrje në gara, duhet të dorëzojnë Fletëaplikim  bashkangjitur  edhe dokumentet në vazhdim

( shkarko Fletëaplikimin )      

 

- Certifikatë të  shtetësisë për nxënësin , origjinal ose kopje të vërtetuar në noter;

-  Certifikatë të  shtetësisë për mësimdhënësin , origjinal ose kopje të vërtetuar në noter;

- Vërtetim se është nxënës i rregullt, në shkollë të mesme në vitin shkollor 2020/2021;

- Vërtetim se mësimdhënësi është i punësuar në shkollë të mesme;

- Kopje të Diplomës ose dokuementë tjetër me të cilin dëshmohet se ka fituar medalje të art, argjentë dhe bronztë në njërën prej 13 olimpiadave ndërkombëtare shkencore (International Science Olympiad),në vitin shkollor 2020/2021  për nxënësin dhe mësimdhënësin ;

- Llogari rrjedhëse  të nxënësit dhe mësimdhënësit;

- Deklaratë të nënshkruar nga drejtori i  shkollës për  mësimdhënësin se ai është mësimdhënësi i   cili ka përgatitur nxënësin për olimpiadë ndërkombëtare shkencore ;

- Deklaratë te nënshkruar nga prindi / kujdestari i nxënësit për mësimdhënësin se ai është mësimdhënësi i   cili ka përgatitur nxënësin për olimpiadë ndërkombëtare shkencore ;

- Deklaratë të nënshkruar nga  mësimdhënësi se ai është mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin për olimpiadë ndërkombëtare shkencore;

- Deklaratë të nënshkruar nga prindi/ kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të nxënësit dhe

- Deklaratë të nënshkruar nga mësmidhënësi për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale.

 

            Nëse mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin, ndërsa  për shkak të mungesës në olimpiadë  nuk disponon diplomë, ose ndonjë dokumentë  tjetër  me të cilin do të dëshmojë se janë fitues të medaljes së art, argjentë ose bronztë në njërën prej 13 olimpiadave ndërkombëtare shkencore (International Science Olympiad), si dëshmi konsiderohen  Deklaratat nga alinea 5, 6 dhe 7 të kësaj pike)

Thirrja është e hapur ndërsa Fletëaplikimet mund të dorëzohen çdo ditë pune në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës:Rr “ Shën Qirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup, me shënim “ për Thirrje Publike për ndarjen e shpërblimeve në të holla për medaljen e art, argjentë dhe bronztë  të fituar në njërën prej  13 olipmiadave ndërkombëtare shkencore (International Science Olympiad) për nxënësin dhe mësimdhënësin i cili ka përgatitur  nxënësin për olimpiadë ” më së voni deri më 31.08.2021.

3. Ndarja e shpërblimeve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë, shpërblime individuale për nxënësin dhe mësimdhënësin i cili ka përgatitur nxënësin për olipmiadë, shpërblim në të holla në vlerë prej 12.000 denarë në muaj për medaljen e art, 10.000 denarë në muaj për medaljen e argjentë dhe 8.000 denarë në muaj për medaljen e bronztë. Shpërblimi në të holla do të ndahet në periudhë prej 12 muajve.  

            Fletëaplikimet e pa kompletuara dhe të dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

 

 

Konkursi


11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar