Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska : Për gjashtë muaj kemi dhënë 300 pëlqime për punësimin e asistentëve dhe profesorëve

Carovska : Për gjashtë muaj kemi dhënë 300 pëlqime për punësimin e asistentëve dhe profesorëve

 

Carovska : Për gjashtë muaj kemi dhënë 300 pëlqime për punësimin e asistentëve dhe profesorëve

 

 

Një pjesë e madhe e institucioneve të arsimit të lartë në vend më kanë informuar se që nga viti 2009 nuk kanë pranuar kuadër të ri, ndërsa kjo tregon se disa  institucione të caktuara nuk kanë mundësi që t`i zëvendësojnë  kandidatët  të cilët  do të pensionohen.

Dhe pikërisht kjo është arsyeja se brenda  6 muajve të  fundit, ne kemi dhënë 300 pëlqime me qëllim që fakultetet të rinovojnë kuadrin  e tyre me asistentë dhe profesorë, gjegjësisht  t`i përfshijnë studentët më të mirë në mësim. Këtë e theksoi, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në intervistën për Radio Evropa e Lirë pas komentit se Sindikata e Pavarur Akademike publikoi informacione se nga gjithsej 26 fakultete në universitetin më të vjetër në vend Universitetin “ Kirili dhe Metodi”   në 8 nuk ka asnjë asistentë, ndërsa në shumë fakultete mungojnë kuadër i tillë.

Ministrja theksoi se veçanarisht alarmante ishte gjendje në katedrën e Fakultetit të Fizikës pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup ku studentët më të mirë kishin ikur jashtë vendit në kërkim të një të ardhme më të mire, ndërsa tani gjendja është ndryshuar dukshëm.

"Unë jam e lumtur që ia dolëm  të kthejmë disa nga studentët më të mirë që shkuan jashtë vendit dhe ata aplikuan në thirrjet dhe tani janë asistentë të suksesshëm.

Ky fakultet ishte lërë anash, ndërsa unë jam e sigurtë se me këtë kontinuitet do t`i kthejmë në normale të gjitha fakultetet tjera të cilët ishin harruar në të kaluarën” tha Carovska  duke shtuar se duke shtuar se nëse nuk planifikohen politika afatgjata që lidhen me kuadrin  e institucioneve të arsimit të lartë, atëherë në mënyrë të drejtëpërdrejtë ndikohet në shkatërrimin e disciplinave të caktuara shkencore.

"Edhe përkundër akuzave se Qeveria aktuale po përpiqet të shkatërrojë disciplina të caktuara shkencore, konkretisht historinë, ne në të vërtetë po ndikojmë në mirëmbajtjen e tyre duke kontribuar në sigurimin e kuadrit  që ka potencial për të mbështetur punën e fakulteteve," tha Carovska.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar