Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Koncepti është hapi i parë për të përmirësuar rezultatet e testeve ndërkombëtare

Carovska: Koncepti është hapi i parë për të përmirësuar rezultatet e testeve ndërkombëtare

 

Carovska: Koncepti është hapi i parë për të përmirësuar rezultatet e testeve ndërkombëtare

 

Nxënësit tëcilët do të fillojnë në vjeshtë të mësojnë sipas Konceptine ri për arsimin fillor, kur do të përfundojnë klasën e nëntë, në vitin e parë të testeve PISA do të tregojnë se çfarë rezultatesh jep Koncepti i ri.

"Nëse më pyetni  se çfarë kam bërë si ministër, sjellja e Konceptit është hapi i parë për përmirësimin e rezultateve të testeve ndërkombëtare, të cilat nuk përmirësohen brenda një viti. "Shtetet të  cilat  duan të ndryshojnë diçka dhe të kenë rezultate më të mira, kurse  rezultatet nuk janë vetëm  numër por janë kapital njerëzor më i mirë në vend, atëherë ata duhet të fillojnë 10 vjet më parë për të pritur rezultatet e para," tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska në intervistën javore -  Radio Evropa  e Lirë.

Carovska theksoi se përgatitjet kanë filluar të zhvillohen për një vit e gjysmë që të kemi rezultate më të mira të  testimit PISA. Si Ministri, së bashku me UNICEF-in, kemi përgatitur pesë përmbledhje të detyrave  për ushtrimin e  testeve dhe  për mënyrën e vendosjes së detyrave. Kjo është sfidë e madhe, shpjegoi Carovska.

Me rëndësi është se mësimdhënësit flasin për tesimin PISA . да наставниците зборуваат за ПИСА тестирањето. Në të kaluarën, shpesh na ndodhte që vetë mësimdhënësit tël   minonin testimin, sepse ata thonin se këtë nxënësit nuk e kanë  për notim. Ne nuk testohemi gjithmonë për notë, ndonjëherë testohemi vetëm për të vlerësuar se sa larg kemi arritur me cilësinë tonë të arsimit. Kjo është arsyeja pse unë i inkurajoj prindërit, sa herë që bëhet fjalë për testime ndërkombëtare, të motivojmë fëmijët tanë, mbi të gjitha si prindër, për ti plotësuar testet deri në fund, për të treguar se sa kemi mësuar. " . Mund të mos ndikojë drejtpërdrejt në vlerësimin personal të fëmijës,, por ndikon në mesataren kombëtare dhe është e rëndësishme që ai të bëhet krenari kombëtare dhe jo gjithmonë të jetë i fundit në lista," tha Carovska.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar