Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / THIRRJE PUBLIKE PËR DHËNIE TË PROVIMIT PRANUES TË NXËNËSVE TEK TË CILËT KA INTERESIM PËR REGJISTRIM NË GJIMNAZIN MATEMATIKË-INFORMATIKË PËR VITIN SHKOLLOR 2021/2022

THIRRJE PUBLIKE PËR DHËNIE TË PROVIMIT PRANUES TË NXËNËSVE TEK TË CILËT KA INTERESIM PËR REGJISTRIM NË GJIMNAZIN MATEMATIKË-INFORMATIKË PËR VITIN SHKOLLOR 2021/2022

 

THIRRJE PUBLIKE PËR DHËNIE TË PROVIMIT PRANUES TË NXËNËSVE TEK TË CILËT KA INTERESIM PËR REGJISTRIM NË GJIMNAZIN MATEMATIKË-INFORMATIKË PËR VITIN SHKOLLOR 2021/2022

 

 

Në bazë të nenit 10 paragrafiT 1 të Ligjit për Gjimnazin Matematikë-Informatikë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 64/18) dhe Rregullores për mënyrën e kontrollimit të njohurive të nxënësve të provimit pranues për regjistrim në Gjimnazin Matematikë-Informatikë, pikët e rezultateve nga provimi pranues, si dhe minimumin e pikëve për dhënie e provimit pranues („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 54/19), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall thirrje publike për dhënie të provimit pranues të nxënësve tek të cilët ka interesim për regjistrim në Gjimnazin Matematikë-Informatikë në vitin shkollor 2021/2022

 

Në Gjimnazin Matematikë-Informatikë regjistrohen nxënës të rregullt që kanë kryer arsimin fillor, që kanë fituar sukses të përgjithshëm më së paku 4,5 nga klasa e gjashtë deri në të nëntën në arsimin fillor me notë mesatare 5 në lëndët mësimore matematikë nga klasa e gjashtë deri në të nëntën dhe fizikë nga klasa e tetë deri në të nëntën në arsimin fillor dhe kanë dorëzuar vërtetim me numrin e fituar të pikëve nga provimi pranues.

 

Provimi pranues përbëhet nga dhënia e testeve në pajtim me programet mësimore të matematikës nga klasa IV deri në të IX dhe programet mësimore të fizikës për klasën e VIII dhe të IX.Kandidati/kandidatja kontrollohet me shkrim me dy teste të veçanta të matematikës dhe të fizikës dhe secili prej tyre të përmbajë nga katër detyra me përgjigje të ofruara, katër detyra me plotësim dhe katër detyra me procedurë të plotë të zgjidhjes.

Kohëzgjatja e kontrollimit me shkrim për secilën lëndë (matematikë dhe fizikë) do të jetë 120 minuta.

Dhënia e provimit pranues do të realizohet në hapësirat e SHMGJNQSH „Zdravko Cvetkovski” Shkup, Bul. “ Aradhat Partizane” nr. 91, Shkup edhe atë lënda - Matematikë më datë 02.06.2021 me fillim në orën 10 ndërsa - Fizikë më datë 04.06.2021 me fillim në orën 10.

MËNYRA E APLIKIMIT E THIRRJES PUBLIKE

Nxënësit e interesuar duhet të dërgojnë Letër me interes me të dhëna për nxënësin dhe prindin/kujdestarin (emri, mbiemri, shkolla dhe komuna në të cilën do ta kryejë arsimin fillor, numër telefoni të nxënësit, numër telefoni të njërit prind dhe adresë elektronike të nxënësit/prindit), në adresën – Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Sektori për arsimin e mesëm, arsimi i të rriturve dhe arsimin e përjetshëm, rr. „Shën Kirili dhe Metodij” nr. 54, 1000 Shkup, me titull “Për Thirrje publike për dhënie të provimit pranues për regjistrim në Gjimnazin Matematiko-Informatikë” dhe në mënyrë elektronike në e-mail adresën, DSU.MIG.SKOPJE@GMAIL.COM,  më së voni deri më 31.05.2021.

 

 

 

Konkursi


11/22/2024

11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar