Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Bursa për studentë nga Republika e Maqedonisë së Veriut për studime në Indi

Bursa për studentë nga Republika e Maqedonisë së Veriut për studime në Indi

 

 

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Nju-Delhi njofton se “ KITT” (Kalinga Institute of Industrial Technology) ndan 20 bursa për studentët nga Republika e Maqedonisë së Veriut (100 % studime falas , përfshirë qëndrimin në konvikt të vaçantë për studentë të huaj ku është siguruar edhe ushqimi).

 

“ KIIT ka vendosur kontakte për bashkëpunim me 175 universitete në të gjithë botën. Në interes të zhvillimi të dy vendeve, Indi dhe Maqedoni e Veriut, “ KIIT” ofron bashkëpunim me universitetet e Maqedonisë së Veriut, përmes shkëmbimit të programeve studimore, bashkëpunim të programeve të ndryshme dhe projekteve nga ana e kuadrit mësimor, pjesëmarrjen dhe organizimin e seminareve dhe konferencave

 

Informacionet  më të hollësishme në lidhje me këto bursa mund të gjenden në ueb faqen:  https://kiit.ac.in/

 

E-maili për kontakt: internationaloffice@kiit.ac.in

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar