Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shabani: Thirrjen për regjistrimin në arsimin e mesëm profesional e bëjmë me kompanitë, jo në kabinet

Shabani: Thirrjen për regjistrimin në arsimin e mesëm profesional e bëjmë me kompanitë, jo në kabinet

 

Shabani: Thirrjen për regjistrimin në arsimin e mesëm profesional e bëjmë me kompanitë, jo në kabinet

 

 

Punojmë në mënyrë aktive për përmirësimin e arsimit të mesëm profesional, qëllimi ynë është të rinjtë pas mbarimit të shkollës të posedojnë aftësi dhe njohuri që i kërkon tregu i punës. Prandaj, përmes dialogut social e sinkronizojmë  thirrjen që do të vijojë për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme profesionale, deklaroi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani, në takimin me përfaqësues nga vetëqeverisja lokale, shkollat e mesme profesionale dhe kompanitë në Komunën e Kumanovës.

 

Lehtë është ne, si kabinet, ta përsërisim thirrjen e vitit të kaluar. Këtë që po e bëjmë, me të vërtet ka për qëllim, ajo thirrje të rrjedhë nga kërkesat e sektorit real. Jemi dëshmitarë se kompanitë nuk mund të sigurojnë të rinj të trajnuar të cilët menjëherë pas punësimit mund të punojnë. Edhe kjo gjendje po thellohet me kalimin e çdo viti. Pikërisht atë dëshirojmë ta ndryshojmë. Pikërisht atë dëshirojmë ta ndryshojmë”, tha Shabani, duke shtuar se me këto takime ju jepet mundësi kompanive të tregojnë çfarë kuadri ju është i nevojshëm.

 

Është shumë e rëndësishme, potencoi Shabani, të forcohet bashkëpunimi dhe besimi midis shkollave profesionale dhe kompanive në nivelin lokal, sepse në atë mënyrë shkollat e mesme profesionale bëhen qendra që krijojnë kuadër profesional që është i kërkuar në tregun e punës, ndërsa kompanitë vende ku nxënësit mund të presin punësim.

 

 

 

 

 

Kemi bërë analizë që na jep pamje të qartë për profileve ekzistuese që i ofrojnë  shkollat dhe si është sinkronizimi i tyre me nevojat e kompanive. Anketa e 450 kompanive nga i gjithë vendi tregoi se 85% janë të përgatitur të bashkëpunojnë me shkollat e mesme profesionale dhe të pranojnë nxënës në mësim praktik, diçka që është shumë e rëndësishme për krijimin e kuadrit profesional dhe cilësor, shtoi zëvendësministri, duke përmendur se si Ministria e Arsimit dhe Shkencës mund të përgatitë programe mësimore moderne, por roli i rëndësishëm i kompanive që nëpërmjet punës në kushte reale nxënësve do t’iu mundësojnë të fitojnë edhe njohuri dhe të njoftohen me kulturën dhe shprehitë e punës së kompanisë.

[ Thursday, February 25, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar