Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / BURSA PËR PJESËMARRJE NË KURSE VERORE TË GJUHËS DHE KULTURËS POLAKE NË KUADËR TË PROGRAMIT NAWA

BURSA PËR PJESËMARRJE NË KURSE VERORE TË GJUHËS DHE KULTURËS POLAKE NË KUADËR TË PROGRAMIT NAWA

 

BURSA PËR PJESËMARRJE NË KURSE VERORE TË  GJUHËS  DHE KULTURËS POLAKE NË KUADËR TË PROGRAMIT NAWA

 

 

Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbim Akademik - NAWA informon  se do të sigurojë katër bursa për kandidatët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, për pjesëmarrje në kurse verore të Gjuhës dhe kulturës polake, në kuadër të Programit NAWA, që  do të mbahen në Republikën e  Polonisë.

 

Kandidatët dokumentacionin në vazhdim duhet ta dorëzojnë në dy ekzemplar:

 

- fletëaplikim të plotësuar

- CV, biografi të shkurtër

- diplomë për kryerjen e arsimit të lart;

- për studentët: vërtetim se është student i rregullt në fakultet;

- letër motivimi

 

Kurset mbahen në muajin korrik dhe gusht të vitit 2021 në kohëzgjatje prej 3 ose 4 javësh.

 

Bursa mbulon shkollimin, akomodimin dhe ushqimin në mensën për studentë, ndërsa shpenzimet e rrugës i mbulon vetë kandidati.

 

Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar jo në kohë nuk do të merret parasysh.

 

Këtë vit, Programi NAWA  për kurse verore ( paraprakisht kurse verore të gjuhës dhe kulturës polake) u transformua në program institucional. Ndryshimi kryesor i cili është i rëndësishëm për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për kandidatët është se universitetet me të cilat NAWA do të firmos marrëveshje për organizimin e kurseve verore, do të jenë përgjegjëse për regrutimin e pjesëmarrësve. Universitetet do të rekrutojnë pjesëmarrësit në bazë të udhëzimeve nga ana e NAWA dhe do ti pranojnë ata pjesëmarrës të cilët janë të caktuar nga ana e NAWA në listën ,e vendeve të  garantuara. Rregullat e detajuara për rekrutim do të caktohen nga ana e vet universiteteve, ndërsa të gjitha informatat rrjedhëse në rast pyetjesh të  personave  të cilët nuk gjenden  në listën me vendet e garantuara mund të gjenden në linkun në vazhdim:  https://nawa.gov.pl/en/the-polish-language/nawa-summer-courses

 

Kandidatët mund të regjistrohen më së voni deri më 18.3.2021, ora  15:00 në linkun në vazhdim: https://programs.nawa.gov.pl/login

 

Kandidatët e regjistruar Fletëaplikimin së bashku me dokumentacionin e lartë shënuar në dy ekzemplar duhet ta dorëzojnë në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rr “ Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup më së voni deri më 22.3.2021.

 

Intervista me kandidatët do të mbahet më 26.3.2021     ora 10:00   në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kati 14 zyra nr. 1411.

 

 

 

Personi kontaktues  : Goce Vidanovski , Sektori për Shkencë dhe Inovacion, , (02) 3140 185,

 

E-mail: goce.vidanovski@mon.gov.mk

 

E rëndësishme: për shkak të pandemisë  KOVID -19, ende nuk dihet nëse kurset do të organizohen në mënyrën tradicionale (stacionare) , ose për here të dytë radhazi do të organizohen nga distanca ( online). Kjo informatë do të dihet deri në prill të vitit 2021.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar