Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Afati i fundit për dorëzimin e marrëveshjes për bursa të studentëve është 12 shkurt

Afati i fundit për dorëzimin e marrëveshjes për bursa të studentëve është 12 shkurt

 

Afati i fundit për dorëzimin e marrëveshjes për bursa të studentëve është 12 shkurt

 


Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se të gjithë studentët që e fituan të drejtën e shfrytëzimit të bursës studentore në vitin shkollor 2020/2021 përmes konkursit të shpallur shtesë dhe të rregullt, është e nevojshme më së voni deri më 12.2.2021 të shtypin dhe të plotësojnë TRE ekzemplarë nga marrëveshja për bursën përkatëse dhe së bashku me kopje të llogarisë së transaksionit të fituesit të bursës t`i dorëzojnë deri në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (drejtpërdrejt në arkivin e MASH-it ose me postë - me dërgesë të rekomanduar me kthesë në adresën bul. "Shën Kirili dhe Metodi" Nr. 54, 1000 Shkup).


Marrëveshjet janë të publikuara së bashku me rezultatet nga konkurset për ndarjen e bursave studentore në:

https://mon.gov.mk/content/?id=3584

https://mon.gov.mk/content/?id=3624

https://mon.gov.mk/content/?id=3710


Sipas kushteve të konkurseve, të gjithë kandidatët që nuk do ta respektojnë këtë afat, do të konsiderohen se kanë heq dorë nga bursa.

 

Kandidatët e refuzuar do të kenë mundësi për kundërshtim në afat të  caktuar, pasi që në adresën të cilën e kanë të theksuar gjatë aplikimit do të marrin aktvendimin nga  MASH-i ku do të gjendet arsyeja  për shkak se aplikimi nuk është pranuar.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar