Në bazë të nenit 57 paragrafi 1 alineja 3 të Ligjit për veprimtari kërkimore- shkencore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" Nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16 ), neni 5 paragrafi (1) të Rregullores për realizimin e së drejtës për shpërblim të njëhershëm për publikimin e punimit shkencor dhe për kompensimin e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut " nr. 102/18) si dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për shpenzimin e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore për vitin 2020 nr. 15-493/1 më datë 12.01.2021 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS PËR KOMPENSIMIN E MJETEVE TË PAGUARA PËR PUBLIKIMIN E PUNIMEVE SHKENCORE PËR VITIN 2020
1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Konkurs për kompensimin e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore në revista me faktor të ndikimit, të referuara në bazat e Web of Science ose Scopus nga mësuesit dhe bashkëpunëtorët e zgjedhur në institucionet shkencore të/ arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejmë: autorët).
2. Autorët që kanë paguar mjetet për publikimin e punimit në revistë të indeksuar në bazat e Web of Science ose Scopus paraqesin kërkesë për kompensim të mjeteve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës më së voni një vit nga dita e publikimit të punimit.
3. Dokumentet e nevojshme për kërkesën e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore janë:
- Kërkesë të plotësuar,
- kopje nga punimi i publikuar nga autor vendor në revista referuar në bazat Web of Science или Scopus;
- kopje nga faqja e revistës ku është shënuar titulli, vitin dhe numri i revistës, këshilli editorial dhe botuesi i revistës në të cilën është publikuar punimi;
- certifikata e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të autorit/autorëve
- vërtetim për zgjedhje të titullit mësimor, bashkëpunuese ose shkencore.
- kopje të faturës, respektivisht fletëpagesë për shtypjen e punimit, e parashtruar nga ana e subjektit për kryerjen e veprimtarisë kërkimore- shkencore.
- Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale
4. Konkursi publik zgjat deri më 15 Mars të vitit 2021. Kërkesa jo në kohë ose e pakompletuar nuk do të merret parasysh.
5. Mjetet financiare për këtë qëllim do të sigurohen me mjetet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
6. Kërkesa dhe dokumentacioni shoqërues i nevojshëm për konkursin mund të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ose në ueb faqen e internetit të Ministrisë ( www.mon.gov.mk).
Dokumentet në bazë të njoftimit dorëzohen me shenjë „Kompensimi i mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore“ të dorëzohen në adresën ose në arkivin e:
Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
Rr.”Shën Kirili dhe Metodij” nr.54 1000 Shkup
Informata shtesë për Kompensim të mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës
Personin kontaktues: Aleksandar Petrov telefoni 02/3140-189 dhe
e-maili: aleksandar.petrov@mon.gov.mk, zyra 1405
dhe Olga Dukovska Atov telefoni 02/3140-185 dhe
e-maili: оlga.dukovska@mon.gov.mk, zyra 1410