Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / KONKURS për ndarjen e 25 (njëzetepesë) bursave për nxënësit – fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

KONKURS për ndarjen e 25 (njëzetepesë) bursave për nxënësit – fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

 

Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51 /11 dhe “Gazeta zyrtare e RMV-së”nr. 96/19 dhe 110/19), neni 54 paragrafi 10 të Ligjit për Standardin e Nxënësve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe 248/20) Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor  2020/2021 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 195/20 dhe 253/20) dhe Vendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 25  (njëzetepesë) bursave për nxënësit   fëmijë pa prindër  nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021 nr.19-15343/1 nga 30.12.2020 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

 

 

KONKURS I PËRSËRITUR

 

për ndarjen e 25 (njëzetepesë) bursave për nxënësit   fëmijë pa prindër  nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2020/2021 do të ndajë 25 (njëzetepesë) bursa për nxënësit – fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

I.              KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

Të drejtë për bursë kanë kandidatët  të cilët mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

 

1. të jenë nxënës të rregullt nga viti i I, të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur së paku suksesin mirë;

2. të jenë nxënës të rregullt nga viti II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë arritur suksesin mirë;

3. të kenë vërtetim nga Qendra kompetente për kujdesin social, vërtetimi nga shtëpia ku kujdeset ose dokumentacion tjetër përkatës me të cilën do të vërtetojë se ata janë fëmijë pa prindër;

4. të mos e kenë përsëritur vitin gjatë arsimit;

5. të mos jenë shfrytëzues të bursës nga ndonjë institucion ose firmë tjetër;

6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Kriteret për ndarjen e bursave është suksesi i arritur.

 

 

II. MËNYRA, DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

 

Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet  e konkursit plotësojnë aplikim  -elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në  http://konkursi.mon.gov.mkdhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data  30.12.2020 deri më  datë 11.01.2020, nga  ora 09-15. Dokumentet e nevojshme  për dorëzim janë :

 

 

1.    Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;

2.    Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2020/2021;

3. Fotokopje të dëftesave për vitet e mbaruara më herët të arsimit (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX); 

4.  vërtetim nga Qendra kompetente për kujdesin social, vërtetimi nga shtëpia ku kujdeset ose dokumentacion tjetër përkatës me të cilën do të vërtetojë se ata janë fëmijë pa prindër;

5. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër, i publikuar në faqen e internetit të Ministrisë;

6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, e publikuar në ueb faqen e Ministrisë;

7. Deklaratë e nënshkruar nga një prindi-kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit  me të cilën është në  pajtim Ministria e Arsimit dhe Shkencës  të sigurojë  zyrtarisht dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilat ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi, të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë;

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim  me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për  ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:

- Certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i dorëzuar pas afatit.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 25.1.2020 në faqen e internetit të Ministrisë.

 

Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më  datën 5.2.2020 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.

 

IV. SHUMA E BURSËS

 

 

Shuma e bursës do të arrijë 2.750,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

[ Wednesday, December 30, 2020 ] [ 1 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar