Në bazë të nenit 49 paragrafit 1 të Ligjit për standardin e studentëve (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 15/13, 120/13, 41/14, 146/15, 30/16, 178/16, 64/18, 20/19 dhe “ Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 124/19 dhe 248/20), dhe nenit 2 Rregullores për llojin e bursës për studentë (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 258/20) Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
Plotësim i Konkursit për ndarjen e bursave për studentë të rregullt të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2020/2021
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin studimor 2020/2021 ndanë bursa për studentë të rregullt të regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,edhe atë sipas grupeve në vazhdim:
a) Grupi i parë - 318 bursa për studentë të rregullt të kategorisë sociale të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
b) grupi i dytë:
- 64 bursa (bursa për studentë të regjistruar në studimet deridiplomike në ciklin e parë të universiteteve publike dhe institucionet e arsimit të lartë të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të lartë edhe atë për studentët e regjistruar në fakultetet teknike dhe shkencat e mjekësisë të cilët kanë arritur sukses mesatare prej vitit të I deri në vitin e regjistruar aktual studimor së paku 8,50, ndërsa për studentë në Fakultetet e Shkencave Shoqërore dhe Fakultetet e Arteve kanë arritur sukses mesatar së paku 9.00 nga viti i parë deri në vitin e regjistruar aktual studimor. studimit akademik të regjistruar .
- 21 bursa për studentët të regjistruar në studime deridiplomike në universitetet publike dhe private në institucionet e arsimit të lartë, të cilët kanë arritur sukses mesatar nga viti i I-rë deri në vitin e regjistruar studimor aktual së paku 7,00 ndërsa janë të regjistruar në programet studimore për Kimi, Fizikë dhe Matematikë edhe atë:
- 5 bursa për studime - Kimi
- 10 bursa për studime -Fizikë,
- 6 bursa për studime - Matematikë.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS PËR STUDENTË
Të drejta burse kanë studentët të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë të studimeve të cilët studiojnë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërsa të cilët plotësojnë kushtet në vazhdim :
1. të jenë studentë të rregullt;
2. të mos kenë përsëritur vit gjatë studimeve;
3. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucionet apo kompanitë e tjera;;
4. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriteret për ndarjen e bursave janë:
a) Grupi i parë - bursa për studentët e kategorive sociale
1. Suksesi i arritur nga vitet e mëparshme të studimit në 2020/2021 aktual për të gjitha programet e studimit.
2. Për kriterin e mundësive materiale të studentëve dhe familjet e tyre, merren të ardhurat mujore për anëtarët e familjes së studentit (paga neto mujore dhe të ardhurat vjetore mbi baza të ndryshme të shënuara në formularin e Drejtorisë për të ardhurat vjetore si veprimtaria bujqësore, veprimtaria ekonomike, të drejtat e autorit, dhënie të hapësirës ose të ardhura tjera) në lidhje me pagën mesatare të paguar neto mujore për punonjës në Republikën e Maqedonisë Veriore për tre muajt e fundit të vërtetuar nga Enti Shtetëror i Statistikave.
3. Studentët të cilët deri në moshën 18 vjeç ishin pa prindër dhe kujdes prindëror , studentë që kategorizohen si persona me nevoja të veçanta, studentë - fëmijë të prindit të vetëm, studentë - fëmijë të shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe studentë - fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit me bazë - tepricë teknologjike për të cilët të ardhurat te përgjithshme në familje janë nën pagën neto minimale të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut marrin 10 pikë shtesë.
5. Studentët të cilët nuk i kanë dhënë të paktën 80% të provimeve të parapara për vitin paraprakë studimor nuk do të rangohen. Për studentët të cilët studiojnë në universitetet publike dhe universitetet private dhe në institucionet e arsimit të lartë, ku numri i përgjithshëm i provimeve të parapara për një vit studimor është më pak se 10 (dhjetë) provime,për kriteret të kenë kaluar të paktën 80% të provimeve të parapara do të mirret kriteri- të kenë kaluar vetëm dy provime më pak se numri i përgjithshëm i provimeve
6. Dokumentet e studentëve që fitojnë 0 pikë në bazë të kriterit -mundësive materiale (të paraqitura në pikën 2 të këtij grupi) nuk do të merren parasysh.
7. Studentët që marrin pjesë në Programin për sigurimin e tutorit të nxënësve nga arsimi fillor.
8. Nëse më shumë kandidatë të paraqitur janë me numër të njëjtë të pikave, përparësi kanë kandidatë e regjistruar në vitet më të larta të studimeve.
b) Grupi i dytë - bursa për studentët që kanë arritur sukses veçanërisht të lartë në të mësuarit
1. Suksesi i arritur nga vitet e mëparshme të studimit në vitin aktual 2020/2021 për të gjitha programet e studimit.
2. Studentët të cilët nuk kanë dhënë të paktën 90% të provimeve të parapara për vitet e mëparshme studimore nuk do të reangohen. Për studentët të cilët studiojnë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë, ku numri i provimeve për një vit akademik është më pak se 10 (dhjetë) provime,për kriterin të kenë kaluar të paktën 90% të provimeve të parapara, për bazë do të marrin kriterin të kenë dhënë vetëm një provim më pak se numri i përgjithshëm i paraparë i provimeve.
3. Nëse nuk plotësohet kuota me një numër të mjaftueshëm të studentëve nga universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë, komisioni mund të plotësojë kuotën me studentët që plotësojnë kërkesat e universiteteve private dhe institucioneve të arsimit të lartë dhe anasjelltas, nëse kuota me një numër të mjaftueshëm studentët nga universitetet private dhe institucionet e arsimit të lartë, komisioni mund të plotësojë kuotën me studentët që plotësojnë kërkesat e universiteteve publike dhe institucioneve të arsimit të lartë.
4. Studentët që marrin pjesë në Programin për sigurimin e tutorit të nxënësve nga arsimi fillor marrin 10 pikë shtesë.
5 Nëse më shumë kandidatë të paraqitur janë me numër të njëjtë të pikave, përparësi kanë kandidatë e regjistruar në vitet më të larta të studimeve.
II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Studentët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara në Konkurs duhet të plotësojnë fletëparaqitje elektronike dhe të bashkëngjesin dokumentacionin përkatës në http://konkursi.mon.gov.mk ndërsa nëse nuk kanë mundësi që në formë elektronike të aplikojnë, plotësojnë fletëparaqitje në letër (listë evidentuese) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas Konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (rr. Shën Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup), nga data 30.12.2020 deri më 11.1.2021, nga ora 09-15. Dokumentacioni i nevojshëm:
1. Listë evidentuese, vetëm për kandidatët të cilët do të aplikojnë në formë të letrës;
2. Vërtetim për semestrin dimëror të rregullt të regjistruar për vitin studimor 2020/2021;
3. Certifikatë për provime të dhëna nga vitet e mëparshme;;
4. Formular i verifikuar "UPPI" në formën dhe përmbajtjen e publikuar në portalin e internetit http://konkursi.mon.gov.mk
5.Dokumentacioni për vërtetimin e kushteve materiale të kandidatit:
- Për antarët e famljes të punësuar - vërtetim për pagën e realizuar për muajin nëntor 2020, ose në qoftë për këtë muaj nuk është bërë pagesa e pages atëherë të dorëzohet vërtetim për pagën e fundit të paguar për këtë vit (për prindërit- kujdestarët, vëllai/ motra të cilët janë të punësuar në institucionet shtetërore dhe private të dorëzohet vërtetim rë pagës të vërtetuar nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit- kujdestarët, vëlla / motër që janë të punësuar në kompani private të dorëzojnë vërtetim të pagës dhe deklarat e vërtetuar për pranimin e pagës)
- për anëtarët e familjes së pensionuar - çeku i fundit i vlerës së pages - çekut ;
- Për prindërit e divorcuar - dëshmi për divorc dhe nëse kandidati merr alimentacion, duhet të tregohet vlera e të ardhurave mujore;
- Për shfrytëzuesit e ndihmës sociale të dorëzohet Aktvendimi i fundit ose çeku i fundit;
- Për invaliditet - konstatim dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës fizike ose zhvillimit psikik dhe nevojave specifike lëshuar nga institucioni përgjegjës, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësimin e nevojave specifike të personave me pengesa në zhvillimin fizik dhe psikik
- Për vëllezër/ motra të kandidatit të cilët janë nxënës/ studentë dorëzohet vërtetim nga shkolla - përkatësisht fakultet ose institucion tjetër.
6. Deklaratë të kandidatit se nuk është shfrytëzues i bursës, shpallur në ueb portalin http://konkursi.mon.gov.mk;
7.Deklaratë nga kandidati se dokumentacioni i dorëzuar është i vërtetë dhe identike me të dhënat e shënuara në fletëaplikimin në formë elektronike ,të publikuar në në ueb portalin http://konkursi.mon.gov.mk;
8. Deklaratë për përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave personale të kandidatët dhe familjes së tij të ngushtë( prindër, kujdestarë, vëllezër, motra), ku kandidati pajtohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht siguron dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet e caktuara me të cilët kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, të publikuara në ueb portalin http://mon.gov.mk.
9. Fotokopje të Indexit ( opsional, nëse studenti posedon).
Kandidatët të cilët aplikojnë për bursë -grupi i parë - dorëzojnë të gjitha dokumentacionin (prej nr.1 - 9), ndërsa studentët të cilët aplikojnë për bursë për grupin e dytë dhe të tretë duhet të dorëzojnë dokumentacionin sipas numrit rendor 1, 2, 3, 4, 6, 7, 8, 9) Studentët - tutorë duhet të dotëzojnë dëshmi Njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për përfshirjen në Programin për tutor.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht , në pajtim me Rregulloren për formular të kërkesës për akomodim në konviktin për nxënës dhe formularin - kërkesë për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 1621/16) do të sigurojnë dokumentacionin në vazhdim:
- Certifikatë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për të ardhurat e realizuara me baza të ndryshme për vitin e mëparshëm ( të ardhura nga veprimtari të pavarur , të ardhura nga kryerja e veprimtarisë bujqësore, të drejtat nga pronat dhe pronësitë, kapitale, fitime kapitale, fitime nga lojërat e fatit dhe lojëra të tjera shpërblyese, etj) për të dy prindërit
- kujdestarë , vëlla/ motër të kandidatit veçmas edhe për vetë kandidatin;
- statusin e anëtarëve të familjes më të ngushtë të kandidatit, nga Agjenciae Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- për vëlla/motër në moshën 6 vjeçe, si dhe certifikatën për vdekjen e prindit nga Drejtoria për Udhëheqjen e e Librave Amzë;
- për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të brendshme.
IV. KANDIDATËT NUK DO TË RANGOHEN NËSE :
Dokumentacioni i dorëzuar nuk është i dorëzuar në kohë.
V. SHPALLJA E REZULTATEVE
Lista e kandidatëve të cilëve u ndahet bursë do të shpallet më 25.1.2021 në ueb faqen e Ministrisë.
.
VI. VLERA E BURSËS
Vlera e bursës për grupin e parë - bursa për studentët e kategorisë sociale është 3.300,00 denarë në muaj , për gjatë nëntë muaj gjatë vitit studimor.
Vlera e bursës për grupin e dytë - bursa për studentë të cilët kanë arritur veçanërisht sukses të lartë në vitin e I-rë deri në vitin e regjistruar aktual studimor në fakultetet teknike dhe shkencat e mjekësisë të cilët kanë arritur sukses mesatare së paku 8.50, ndërsa për studentë në Fakultetet e Shkencave Shoqërore dhe Fakultetet e Arteve kanë arritur sukses mesatar së paku 9.00 është 4.400,00 denarë në muaj , për nëntë muaj gjatë vitit studimor.
Vlera e bursës për grupin e tretë - bursa për studentët e regjistruar në programet studimore- Kimi, Fizikë dhe Matematikë është 18.000,00 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor.
Studenti i cili ka aplikuar për dy ose më shumë grupe për bursë dhe ka plotësuar kushtet , i ndahet bursa sipas prioritetit të cilin e kanë shënuar në listën evidentuese.
Bursa ndahet për aq semestra - për studime deridiplomike , aq sa janë parashikuar në aktin e përgjithshëm të institucionit për arsimin e lartë, nuk përfshihet stazhi i absolventëve për studime.
Studentët të cilët kanë fituar bursën do të lidhin marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ku do të rregullohen të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella
Dokumentacioni i nevojshëm:
1. Listë evidentuese
2. Formular i vërtetuar “ UPPI”
3. Deklaratë e kandidatit se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër .
Të gjithë fituesit e bursave obligohen që pas publikimit të listës, ndërsa më së voni deri më 5 shkurt 2021 të nënshkruajnë marrëveshje për bursë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Të gjithë kandidatët që nuk e respektojnë këtë afat do të konsiderohet se kanë refuzuar bursën.