Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Profesor Barbareev në

Profesor Barbareev në

 

 


Ky koncept është mundësi e shkëlqyeshme që ta shohim qëllimin e Qeverisë për investimet në arsim, tha Kiril Barbareev, profesor në Universitetin "Goce Delçev", në emisionin debatues në TV 21 "Klik Plus".


Profesori Barbareev, i cili është pjesë e grupit punues që e përgatit konceptin tha se do të sigurohet pjesëmarrja e të gjitha institucioneve përkatëse në përpunimin e programeve mësimore.

"Duhet të kuptojmë se e njëjta është për ardhmërinë tonë më të mirë. Të gjitha analizat që janë bërë edhe në Maqedoni edhe nga ana e Bankës Botërore tregojnë se rezultatet e nxënësve tanë janë më të ulëta për 40% të nxënësve nga vendet e OECD-së. Testimi PISA konfirmon se njohuria e nxënësve është e pazbatueshme dhe se është në nivel të ulët.
Kjo reformë, ky koncept ka për qëllim autonomi të plotë të shkollës dhe mësimdhënësve. Po flasim për sistem të saktë dhe preciz. Realizimi i tij është rrugë e gjatë, ndërsa rezultatet prej tij do të mund t`i shohim  për 10 vjet, ndërsa jo menjëherë ", theksoi Barbareev.

Me këtë reformë, theksoi Barbareev, më në fund do të jetë në vend
do të prezantohet standardizimi i arsimit. Ky koncept të ofrojë liri, nxënësit ta duan shkollën dhe të mësojnë. Të dhënat nga hulumtimi i  OECD-së treguan
se nxënësit maqedonas kanë 900 orë më pak vizita në mësim. Gjatë kësaj periudhe, është e nevojshme që MASH-i të hapet për të gjithë pjesëmarrësit në sistemin arsimor.

Barbareev dhe shpjegim se si do të duket bashkimi-integrimi i lëndëve. Si shembull, e përcaktoj përpunimin e veprës "Ditarin e Ana Frank", përderisa në shkencat shoqërore do të përpunohet Lufta e Dytë Botërore. Bëhet fjalë, tha Barbareev për qasje pedagogjike, respektivisht në çfarë mënyre dëshirojmë ta mësojmë historinë.


"Askush nuk na ndalon në arsimin e mesëm dhe të lartë të kemi  lëndë Historia Kombëtare ," tha Barbareev, duke përmendur se të gjitha pyetjet të lidhura me konceptin e ri do të sqarohen në debatin që do të vijojë.

 

[ Wednesday, December 23, 2020 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje


7/11/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar