Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51/11 dhe "Gazeta Zyrtare" e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 96/19 dhe 110/19), neni 54 paragrafi 10 të Ligjit për standardin e nxënësit("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe 248/20), dhe Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe vlerën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut " nr. 195/20 ,253/20 dhe 287/20) dhe Aktvendimit për shpalljen e konkursit të përsëritur për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të cilët realizojnë programe mësimore në profesionin e ndërtimitarisë-gjeodezisë, përkatësisht sektori i ndërtimitarisë-gjeodezisë, në Republikën e Maqedonisë Veriut për vitin shkollor 2020/2021 nr. 19-____/_ të datës __.__.____ ministri i Arsimit dhe Shkencës sjell
KONKURS I PËRSËRITUR
për ndarjen e 8 (tetë) bursave për nxënësit e shkollave të mesme të cilët realizojnë programet mësimore në profesionin e ndërtimitarisë-gjeodezisë, përkatësisht sektori i ndërtimitarisë-gjeodezisë,në Republikën e Maqedonisë Veriut për vitin shkollor 2020/2021
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2020/2021 do të ndajë 8 (tetë) bursa për nxënës nga arsimi i mesëm që realizojnë programe mësimore në fushën e profesionit të ndërtimitarisë-gjeodezisë, përkatësisht sektori i ndërtimitari-gjeodezi, në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë burse kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kushtet në vazhdim :
1. të jenë nxënës të rregullt të shkollës së mesme të cilët realizojnë programe mësimore në profesionin e ndërtimitarisë-gjeodezisë, përkatësisht sektori i ndërtimitarisë-gjeodezisë, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ;
2. të ketë arritur sukses të vazhdueshëm minimum- shumë mirë;
3. të mos ketë përsërit vit gjatë arsimimit;
4. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani tjera;
5. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriteret për ndarjen e bursave janë:
- suksesi i arritur nga arsimimi i deri tanishëm.
II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet sipas konkursit plotësojnë aplikim -elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://konkursi.mon.gov.mk ndërsa nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministria e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data 3.12.2020 deri më datë 11.12.2020 nga ora 09-15. Dokumentacioni i nevojshëm për dorëzim :
1. Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;
2. Fotokopje të noterizuara të dëftesave të arsimit për vitet e mbaruara (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës V-IX);
3. Deklaratë të nënshkruar nga prindi-kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër, publikuar në ueb faqen e Ministrisë;
4. Deklaratë të nënshkruar nga prindi-kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe të dhënat në to janë identike me ato të dhëna të shënuara në fletëaplikimin elektronik, të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;
5. Deklaratë të nënshkruar nga prindi-kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), me të cilën pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës në[ mënyrë zyrtare të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilën ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi, të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentacionin në vazhdim :
- certifikatën e shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni nuk është i dorëzuar në kohë
Lista e kandidatëve të zgjedhur do të publikohet më 14.12.2020 në ueb faqen e Ministrisë.
Të gjithë fituesit e bursave pas publikimit të listës janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshje për bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës më së voni deri më 18.12. 2020 Të gjithë kandidatët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohet se kanë refuzuar bursën.
IV. VLERA E BURSËS
Lartësia e vlerës së bursës është 2.200,00 denarë në muaj gjatë nëntë muajve të viti shkollor