Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska i përgjigjet pyetjeve të nxënësve : Të rinjtë dhe fëmijët janë partnerët tanë, së bashku do të krijojmë një arsim më të mirë

Carovska i përgjigjet pyetjeve të nxënësve : Të rinjtë dhe fëmijët janë partnerët tanë, së bashku do të krijojmë një arsim më të mirë

 

Carovska i përgjigjet  pyetjeve të nxënësve : Të rinjtë dhe fëmijët janë partnerët tanë, së bashku do të krijojmë një arsim më të mirë

 

 

 

            Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, i përgjigjet  pyetjeve në takim qeveritar online  ku e morën  dhe u drejtuan nxënësit dhe të rinjtë.

Ministrja theksoi se gjashtë temat: cilësia e lëgjaratave, shëndeti mendor i fëmijëve, eko mësimi, mësimi online, aftësitë e të mësuarit kundrejt memorizimit të fakteve dhe arsimi gjithëpërfshirës, janë pjesë nga sistemi arsimor që mungojnë prej vitesh , ndërsa për të cilat Qeveria dhe ministritë tanimë po u kushtojnë vëmendje të madhe. 

            “Ne të rriturit jemi këtu për të dëgjuar zërin e të gjithë nxënësve dhe të rinjve në vend. Kjo Qeveri është e përkushtuar për kyçjen e sistemeve të qëndrueshme dhe të cilat do të japin rezultate. Këtë e bëjmë edhe me ndryshimin e programve mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm, dhe në përforcimin e arsimit gjithëpërfshirës, përorcimin dhe investimin në kuadrin mësimor, i cili është shumë i rëndësishëm gjatë  gjithë procesit arsimor si dhe në përcjelljen  e njohurive te nxënësit” tha ministrja Carovska.

Carovska theksoi se në nivel shtetëror mësimi online po realizohet me  sukses për një pjesë të madhe të nxënësve. Për momentin 8.000 nxënës në tërë vendin mësimin e ndjekin përmes televizorit ose me materialet e  shtypura  dhe është për disa herë më i ulët nga vlerësimi paraprak  prej 40 mij nxënësve që kanë qenë   pa pajise IT. 

            Shkolla është vend ku ne jo vetëm që mësojmë, por edhe krijojmë qytetarë. Prandaj do ti hapim shkollat, që nxënësit të kalojnë më shumë kohë në to, përveç për mësim dhe aktivitetet tjera të cilat do ti bëjnë qytetarë më të mirë. Në të gjithë këto ndryshime do të punojmë së bashku me nxënësit dhe rininë. Për krijimin  e politikave rinore të suksesshme e krijuam grupin punuese TË RINJTË - MASH- it e cila do të jetë partneri ynë i fuqishëm për bartjen e të gjitha vendimeve të rëndësishme” theksoi Carovska.   

            Ministrja theksoi se këtë ditë të gjithë së bashku ta urojmë që vendi shumë më herët e ka të ratifikuar Konventën  për të drejtat e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara. Të gjithë së bashku duhet të punojmë për përparimin e të drejtave të fëmijëve dhe krijimin e një bote ashtu siç e mendojnë ata.

            Në mbledhjen qeveritare morën fjalën edhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ministrat  për Punë dhe   Politikë Sociale dhe Mjedisit Jetësor, Jagoda Shahpaska dhe Naser Nuredini, Ambasadori i BE-së Dejvid Gir dhe përfaqësuesja e UNICEFIT Patricija Di Xhovani. 

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar