Në seancën e sotme, Qeveria miratoi Raportin për punën e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga themeluesi i shkollës për organizimin e orëve me prani fizike
Raporti i referohet kërkesave të shqyrtuara në periudhën prej datës 2.09.2020 deri më 14.09.2020, me të cilën 169 shkolla marrin pëlqimin për mësimdhënie me prani fizike.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon publikun se bëhet fjalë për shkollat rajonale fillore dhe të mesme me numër të vogël nxënësish.
Nga këto shkolla, 6 janë pronë e shtetit dhe janë për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore,1 shkollë e mesme private me aprovim për mësimdhënie eksperimentale në arsimin fillor,15 shkolla fillore komunale qendrore,147 shkolla fillore rajonale.Kushtet për fillimin e mësimdhënies me prani fizike nuk plotësohen nga 32 shkolla fillore komunale qendrore, 11 shkolla fillore rajonale dhe 2 shkolla private.
Sipas raportit, gjithsej 66 kërkesa janë dorëzuar për organizimin e mësimit me prani fizike në shkollat e mesme, nga të cilat Komisioni propozon pëlqimin për të marrë 4 shkolla, nga të cilat 2 shkolla shtetërore për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore, 1 shkollë e mesme private, 1 shkollë e mesme komunale. 10 shkolla (5 shkolla të artit, 4 shkolla komunale dhe 1 shkollë shtetërore - Akademia e Sporteve) marrin pëlqimin e pjesërishëm vetëm për realizimin e lëndëve profesionale dhe mësimdhënies praktike.
Qeveria pranoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive, e cila, pas sugjerimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) për vështirësitë me të cilat përballen fëmijët me nevoja të veçanta arsimore për të ndjekur mësimin online,
miratoi mësimin me prani fizike të këtyre fëmijëve që do të realizohet me një numër të vogël të fëmijëve në ndërrime të ndryshme, me respektimin e plotë të Protokolleve të dhëna nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, , kurse shkollat që kanë akomodim në konviktetë ti përfshijë vetëm nxënësit e tyre, ku në dhomë me dy shtretër mund të vendoset vetëm një person, dhe në dhomë me më shumë se dy shtretër mund të akomodohen maksimum dy persona.
Në seancën e sotme, u pranua rekomandimi i Komisionit për Sëmundjet Infektive në lidhje me hapjen e konvikteve të studentëve dhe nxënësve të sipas të cilave ato duhet të hapen me respektimin e Protokolleve për akomodim, duke shtuar se në dhomë me dy shtretër mund të vendosen vetëm një person dhe në dhomë me më shumë se dy shtretër mund të vendosen maksimumi dy persona.
Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria do të paraqesë në Parlament Projektligj për plotësimin e Ligjit për standardin e studentit dhe Projektligj për plotësimin e Ligjit për standardin e nxënësit .
Me ndryshimet e përfshira në këto projektligje rregullohen që në kushtet të rrethanave të jashtëzakonshme (ekzistenca e vërtetuar në situatë krize, epidemia e shpallur, dmth pandemia, zjarret, përmbytjet ose ndodhi tjera të mëdha natyrore të studentëve dhe nxënësve që kanë aplikuar në konkursin e akomodimit në konvikte dhe të cilëve u janë pranu kërkesat për akomodim, por për shkak të numrit të reduktuar të shtretërve të akomodimit nuk mund të vendosen në konvikt, të paguhen me shumë mujore të mjeteve financiare për të mbuluar shpenzimet e akomodimit privat, respektivisht shumë mujore e mjeteve për të mbuluar shpenzimet e transportit nga vendi i banimit në vendin ku zhvillohen studimet, shuma e të cilave vendoset nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
. Studentët dhe nxënësit do të aplikojnë në platformën e internetit www.digitalizirajse.mon.gov.mk, për të futur të dhënat dhe provat e nevojshme, pas së cilës do të paguhen fondet për kohëzgjatjen e parashikuar nga këto ndryshime.
Vlerësohet se për shkak të kapacitetit të zvogëluar të shfrytëzimit të akomodimit në konvikte studentore, 884 studentë dhe 347 nxënës do të shfrytëzojnë akomodimin ose transportin privat nga vendi i banimit në vendin ku zhvillohen studimet.