Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / / Arsim formal në institucionet shëndetësore për nxënësit me trajtim më të gjatë spitalor

Arsim formal në institucionet shëndetësore për nxënësit me trajtim më të gjatë spitalor

 

Arsim formal në institucionet shëndetësore për nxënësit me trajtim më të gjatë spitalor

 

Për të siguruar vazhdimësinë e procesit edukativo-arsimor të nxënësve që janë duke u shëruar në spital për më shumë se tre javë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe OJQ-në SANO, nga shtatori i vitit 2025, përfshin arsimin formal në institucionet shëndetësore.

 

Sipas ndryshimeve që janë bërë në rregulloret ligjore, varësisht nga gjendja shëndetësore, nxënësit mund të marrin pjesë në mësime online në klasën e tyre, të organizojnë mësime individuale të përshtatura sipas programit mësimor ose përmes komunikimit asinkron, të marrin materiale dhe të zgjidhin detyrat e shtëpisë. Kompetente për zbatimin e kësaj mase sistematike janë shkollat fillore ku janë regjistruar nxënësit që janë nën trajtim spitalor.

 

Mësimdhënësi dhe nxënësi përdorin mjetet e zakonshme digjitale të përdorura në procesin e rregullt arsimor, siç janë platforma EDUINO dhe platforma digjitale për e tekste shkollore interaktive. Shkolla ku është regjistruar nxënësi mund t`i ndajë pajisje elektronike, nga fondi i kompjuterëve tabletë që ai disponon, nëse është e nevojshme.

 

Asnjë fëmijë nuk duhet të privohet nga arsimi vetëm sepse është në shërim. Sëmundja nuk do të thotë izolim, ndërprerje ose harresë. Përkundrazi – sëmundja është një sfidë dhe ne, si shoqëri, kemi për obligim ndaj atyre për mbështetje, strukturë dhe shpresë. Duke investuar në njohuritë e tyre, ne investojmë në një të ardhme më të drejtë, më empatike dhe më të fortë!

 

 

 

 

Back to top
Close Offcanvas Sidebar