Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Punëtori kushtuar aspekteve dhe sfidave kryesore në procesin e zbatimit të Strategjisë së Spe-cializimit Intelegjent

Punëtori kushtuar aspekteve dhe sfidave kryesore në procesin e zbatimit të Strategjisë së Spe-cializimit Intelegjent

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Qendrën e Përbashkët Kërkimore (JRC) të Komisionit Evropian, sot organizoi punëtori kushtuar aspekteve dhe sfidave krye-sore në procesin e zbatimit të Strategjisë së Specializimit Intelegjent të Maqedonisë.

Prezantues të ngjarjes ishin ekspertë të lartë ndërkombëtarë nga Qendra e Përbashkët Hu-lumtuese, të cilët përmes sesioneve interaktive dhe diskutimeve praktike me përfaqësues të institucioneve zbatuese nga Maqedonia, kontribuan në ngritjen e vetëdijes për sfidat në zbat-imin e Strategjisë.

Gjatë punëtorisë u diskutuan një sërë zgjidhjesh operacionale përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira nga vendet e tjera, si dhe u diskutua edhe për mënyrën se si ato mund të përshtaten në kontekstin kombëtar.

Punëtoria organizohet në përputhje me marrëveshjen e firmosur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian, e cila parasheh mundësi më të mëdha për shkencëtarët dhe studiuesit maqedonas që t`i bashkohen rrjeteve hulumtuese evropiane ku do të mund të punojnë në projekte në fusha si siguria energjetike, materiale të qëndrueshme për ndërtimin e ndërtesave dhe infrastrukturës së qëndrueshme, Industria 4.0 dhe specializimi intelegjent.

 

Lajme dhe Ngjarje


7/30/2025

7/30/2025

7/30/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar