Ministria e Arsimit dhe Shkencës e zgjeron bashkëpunimin me institucionet e arsimit të lartë, duke mundësuar pjesëmarrjen e studentëve në avancimin e punëve dixhitale dhe përshpejtimin në dixhitalizimin e arsimit. Studentët në Fakultetin e Teknologjive Informatike dhe Komunikimit në Manastir do të jenë praktikantë në Ministri, për të cilën është nënshkruar memorandum.
Studentët do të marrin pjesë në realizimin e nevojave operative të ministrisë, për të cilat do të kenë mbështetje mentorimi. Kjo përvojë do t`u mundësoj zbatimin e njohurive në kushte reale, gjë që do t`i ndihmojë në zhvillimin profesional dhe përgatitjen për karrierë në industrinë e IT-së. Gjithashtu do të përfshihen edhe në realizimin e trajnimeve për sigurinë kibernetike dhe zbatimin e teknologjive të reja, të destinuara për mësimdhënësit dhe nxënësit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e hapur për bashkëpunim me komunitetin akademik. Më parë, memorandumi për bashkëpunim ishte i lidhur edhe me Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike në Shkup.