Ambasada e Rumanisë në Shkup njofton se Ministria e Arsimit e Rumanisë ndan bursa për pjesëmarrje në kurse verore në gjuhën romune, letërsi, kulturë dhe histori në universitetet më të njohura në Rumani, për periudhën korrik dhe gusht 2025.
Aplikimi, së bashku me dokumentet e nevojshme, duhet të parashtrohet në form elektronike në adresat e email-it: ro.summercourses@edu.gov.ro dhe international@edu.gov.ro
Afati i fundit për parashtrimin e aplikimit është 30 maj 2025. Bursa mbulon tarifat e shkollimit, akomodimit dhe ushqimit, ndërsa shpenzimet e udhëtimit janë barë e vet kandidatit.
Rezultatet përfundimtare të procesit të përzgjedhjes do të publikohen në ueb faqen: https://www.edu.ro/summer-courses ose do të dërgohen në email adresën e kandidatëve të përzgjedhur.
Shtojca: Summer Courses 2025