Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH do t`i mbulojë shpenzimet për pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme në olimpiadat shkencore ndërkombëtare

MASH do t`i mbulojë shpenzimet për pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme në olimpiadat shkencore ndërkombëtare

 

MASH do t`i mbulojë shpenzimet për pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme në olimpiadat shkencore ndërkombëtare

 

Për shoqatat e mësimdhënësve të cilët dërgojnë nxënës të shkollave të mesme në ndonjërën nga 15-të olimpiadat shkencore ndërkombëtare, si dhe për familjet e nxënësve, përfundojnë brengat lidhur me pjesëmarrjen nga aspekti financiar. Në vend që të financohen në mënyrë të pavarur ose të kërkohen sponsorë, që tani e tutje shpenzimet e pjesëmarrjes në këto gara prestigjioze ndërkombëtare do të mbulohen nga shteti.

 

Kjo është një nga përfitimet e ndryshimeve në Ligjin për Arsimin e Mesëm që u miratuan muajin e kaluar. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar tashmë thirrje publike në ueb faqen e saj për shoqatat e akredituara të mësimdhënësve që organizojnë konkurse për nxënësit e shkollave të mesme, me qëllim mbulimin e shpenzimeve të regjistrimit dhe udhëtimit, gjegjësisht për pjesëmarrje në njërën nga 15-të olimpiadat shkencore ndërkombëtare (International Science Olympiad). Varësisht rregullave të organizatorëve të çdo olimpiadë shkencore ndërkombëtare individuale do të financohet pjesëmarrja e më së shumti gjashtë nxënësve dhe dy mentorëve.

Një shoqatë e akredituar mund të marrë mjete financiare për pjesëmarrje vetëm në një Olimpiadë. Paraqitja është në formë elektronike përmes portalit http://e-uslugi.mon.gov.mk dhe më së voni deri më 31.10.2025.

Kujdesi për të rinjtë është në rritje. Standardet e nxënësve dhe studentëve vazhdimisht po avancohen me futjen e të drejtave të reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese. Gjatë muajve të fundit, janë pranuar disa kërkesa nga nxënësit dhe studentët, në mbështetje të procesit të tyre edukativo- arsimor, ndërsa me futjen e kësaj mundësie të fundit, mbështetet potenciali i më të talentuarve.

 

Lajme dhe Ngjarje


7/1/2025

7/1/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar