Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Thirrje publike për mbulimin e shpenzimeve për kotizim dhe udhëtim për pjesëmarrje në një nga 15 olimpiadat shkencore ndërkombëtare (International Science Olympiad) gjatë vitit 2025

Thirrje publike për mbulimin e shpenzimeve për kotizim dhe udhëtim për pjesëmarrje në një nga 15 olimpiadat shkencore ndërkombëtare (International Science Olympiad) gjatë vitit 2025

 

Në bazë të nenit 24-b paragrafit (7) të Ligjit për Arsimin е Месчм (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 dhe 64/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 229/20 dhe 78/25) dhe Rregullores për formën dhe përmbajtjen e formularit të kërkesës për mbulimin e shpenzimeve për kozimin, udhëtimin për pjesëmarrje në një olimpiadë shkencore ndërkombëtare (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 96/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall,

 

THIRRJE PUBLIKE

për mbulimin e shpenzimeve për kotizim dhe udhëtim për pjesëmarrje në një nga 15 olimpiadat shkencore ndërkombëtare (International Science Olympiad) gjatë vitit 2025

 

1. Kushtet për pjesëmarrje

Në Thirrjen Publike për mbulimin e shpenzimeve për kotizim dhe udhëtim për pjesëmarrje në një nga 15 olimpiadat shkencore ndërkombëtare (International Science Olympiad) gjatë vitit 2025, mund të parashtrojnë kërkesë shoqatat e mësimdhënësve të cilët organizojnë gara për nxënës të shkollave të mesme të cilët kanë akreditim aktiv nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin 2025 do t’i mbulojnë shpenzimet për pjesëmarrje (kotizimi dhe udhëtim) në një nga 15 olimpiadat shkencore ndërkombëtare (International Science Olympiad), për më së shumti gjashtë nxënës dhe më së shumti dy mentorë, numri i të cilëve varet nga rregullat e organizatorëve të opilmiadës shkencore ndërkombëtare, si dhe në përputhje me mjetet e disponueshme të Buxhetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

 

Një shoqatë e akredituar mund të marrë mjete financiare për pjesëmarrje vetëm të një nga 15 olimpiadave shkencore ndërkombëtare (International Science Olympiad).

 

2. Mënyra, dokumentacioni i nevojshëm dhe afati i aplikimit

 

Shoqata e akredituar e mësimdhënësve, më së voni deri më 31.10.2025 duhet të dorëzojë Fletëparaqitje elektronik në portalin: http://e-uslugi.mon.gov.mk, me të cilën në shtojcë i dorëzoni dokumentet në vazhdim:

1. Njoftim për përzgjedhjen e realizuar të nxënësve që do të marrin pjesë në garë ndërkombëtare dhe të dhënat për të njejtit

2. Njoftim për mentorët e nxënësve të cilët do të marrin pjesë në garë ndërkombëtare dhe të dhënat për të njejtit

3. Njoftim nga organizatori i garave ndërkombëtare për lartësinë e kotizimit së regjistrimit për pjesëmarrje në garë

4. Llogaritja e lartësisë së shpenzimeve të udhëtimit.

 

Lajme dhe Ngjarje


7/1/2025

7/1/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar