Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Filloi ndërtimi i sallës sportive në shkollën „Goce Dellçev" në Lisiçe të Poshtme

Filloi ndërtimi i sallës sportive në shkollën „Goce Dellçev" në Lisiçe të Poshtme

 

Filloi ndërtimi i sallës sportive në shkollën „Goce Dellçev

 

 

Për dhjetë muaj, objekti i Shkollës Fillore "Goce Dellçev" në  Lisiçe të Poshtme në komunën e Aerodromit do të bëhet me sallë të re sportive. Kryeministri, Prof. Dr. Hristijan Mickoski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr.Vesna Janevska dhe kryetari i komunës Dejan Miteski sot shënuan fillimin e ndërtimit të objektit të ri sportiv, i cili do të ketë sipërfaqe prej 650 metra katrorë dhe do të jetë plotësisht i pajisur për realizimin e sporteve të shumta.

 

Bëhet fjalë për investim për të cilin do të ndahen 32 milionë denarë nga buxheti i Ministrisë. Realizues i aktiviteteve ndërtimore është kompania Granit. Përveç orëve të arsimit fizik, salla sportive mund të përdoret edhe për qëllime rekreative pas përfundimit të mësimit.

 

Ky është një nga 30 investimet në infrastrukturë që po zbatohen aktualisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me një vlerë totale prej rreth 2 miliardë denarësh. Po ndërtohen edhe tre salla të sportit të tjera shkollore, si dhe 7 shkolla të reja, ndërsa po rikonstruohen  rreth 20 objekte shkollore. Në rrjedhë është rikonstruimi i plotë i dy konvikteve studentore në Shkup.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar