Në bazë të nenit 50 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore ("Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16) dhe ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 257/20, 163/21, 64/24 dhe 235/24), dhe nenit 3 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e financimit të projekteve kërkimore-shkencore gjegjësisht programeve ("Gazeta Zyrtare e RM-së" nr. 82/09, 149/09, 34/11 dhe 129/13) dhe Aktvendimin për publikimin e Shpalljes Publike për përzgjedhjen e recensentëve nr. 15-6631/1 të datës 06.05.2025, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon :
SHPALLJE PUBLIKE
për përzgjedhjen e recensentëve që do të recensojnë projektet sipas Konkursit të publikuar për financimin e projekteve kërkimore-shkencore në universitetet shtetërore-fakultetet/institutet shkencore/ASHAM për vitin 2025
Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga kandidatët e paraqitur do të përzgjedhë recensentët që do të recensojnë propozim-projektet e parashtruara sipas Konkursit për financimin e projekteve kërkimore-shkencore në Universitetet shtetërore-fakultetet/Institutet Shkencore/ASHAM për vitin 2025.
Recensentët duhet të jenë nga radhat e hulumtuesve më të njohur dhe të pranuar, me titull shkencor gjegjësisht me titull mësimor-shkencor, në fushën shkencore përkatëse dhe lëminë shkencore të kërkimit dhe të kenë të paktën 7 vjet përvojë pune në fushë. Përparësi do t`u jepet recensentëve me përvojë ndërkombëtare.
Recensentët duhet të jenë nga sfera shkencore, fusha shkencore dhe lëmia shkencore e kërkimit si në vijim:
1. Shkencat matematiko-natyrore
2. Shkencat teknike-teknologjike:
3. Shkencat e Mjeksisë dhe Shëndetësisë:
4. Shkencat Bioteknike:
5. Shkencat Shoqërore:
6. Shkencat Humane:
Si dhe nga fushat e mëposhtme të Strategjisë së specializimit intelegjent drejt tranzicionit digjital dhe të gjelbër:
o Bujqësi intelegjente dhe ushqim me vlerë të shtuar më të lartë;
o Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK);
o Industria elektro-mekanike - Industria 4.0;
• Materiale të qëndrueshme dhe ndërtesa inteligjente;
• Energjia dhe
• Turizëm
Recensuesit e përzgjedhur, projektet do t`i vlerësojnë në bazë të komponentëve në vijim:
- përmbushjen e kushteve/detyrimeve të pëlqimit nga pika 3.3 e Konkursit dhe përmbushjen e të dhënave dhe informacioneve të dhëna në fletëparaqitje për kriteret sipas të cilave është kryer vlerësimi (pikëzimi),
- karakteri shkencor i studimit final,
- realizimin e objektivave të projektit të propozuar,
- përdorimi i metodologjisë së propozuar,
- rëndësia e rezultateve të fituara,
- përfshirja e ekipit të propozuar,
- shpenzimin e mjeteve sipas buxhetit të miratuar dhe raportit financiar dhe narrativ.
Kandidatët e interesuar fletëparaqitjes detyrimisht duhet t`i bashkangjesin:
- dëshmi që kanë më shumë se 7 vjet përvojë pune në këtë fushë, gjegjësisht provë pune me projekte ndërkombëtare
- deklaratë nga recensenti se nuk ka konflikt interesi, interes personal dhe asnjë përfitim material ose jomaterial ai ose të afërmit e tij të ngushtë si rezultat i pjesëmarrjes së tij në konkursin e shpallur.
Në procedurën e vlerësimit, recensentët duhet t`i përmbahen normave profesionale dhe etike (objektivitet, paanshmëri dhe shmangie të konfliktit të interesit).
Fletëparaqitja për recensentë plotësohet në formë eëektronike në portalin e-uslugi.mon.gov.mk.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 16.06.2025 (ora 16:30).
Fletëparaqitjet e paplotësuara ose të dorëzuara jo në kohë nuk do të shqyrtohen.