Në bazë të nenit 50 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore - Shkencore (“Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16), dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 257/20, 163/21, 64/24 dhe 235/24) neni 3 i Rregullores për mënyrën dhe procedurën për financimin e projekteve kërkimore-shkencore, përkatësishtë programeve (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 82/09, 149/09, 34/11 dhe 129/13) dhe Aktvendimi për publikimin e Shpalljes Publike për përzgjedhjen e recensentëve nr. 15-6632/1 të datës 06.05.2025, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon:
SHPALLJE PUBLIKE
për përzgjedhjen e recensentëve të cilët do t`i recenzojnë projektet pas shpalljes së Konkursit për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve kërkimore-shkencore të Institucioneve Shkencore Publike për vitin 2025
Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga kandidatët e paraqitur do të përzgjedhë recensentët, të cilët do t’i recenzojnë projektet e realizuara sipas Konkursit për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve kërkimore-shkencore të Institucioneve Shkencore Publike për vitin 2025.
Recensentët duhet të jenë nga radhët e hulumtuesve kryesorë të njohur dhe të pranuar me titull shkencor, gjegjësishtë me titull mësimorо-shkencor nga sfera përkatëse shkencore dhe nga lëmia shkencore e kërkimit dhe të kenë të paktën 7 vjet përvojë pune në këtë fushë. Përparësi do të kenë recensentët të cilët kanë përvojë ndërkombëtare.
Recensentët duhet të jenë nga lëmit shkencore në vijim, gjegjësishtë nga sferat shkencore të kërkimit:
1 Histori
2 Arkeologji
3 Gjuhë dhe letërsi
4 Filozofi, etikë dhe religjon
5 Arte (Historia e Artit, Arte)
6 Biologji dhe hidrobiologji
Biodiversitet
7 Ekologji, limnologji
8 Arkitekturë
Recensuesit e përzgjedhur, projektet do t’i vlerësojnë në bazë të komponentëve në vijim:
- plotësimin e kushteve/obligimeve të pëlqimit nga pika 3.4 të Konkursit dhe plotësimin e të dhënave dhe informatave të dhënë nga fletëparaqitja për kriteret sipas të cilave është kryer vlerësimi (pikëzimi),
- karakteri shkencor i studimit përfundimtar,
- realizimin e qëllimeve të propozuara të projektit,
- përdorimi i metodologjisë së propozuar,
- relevancë e rezultateve të fituara,
- përfshirja e ekipit të propozuar,
- shpenzimi i mjeteve sipas buxhetit të miratuar dhe raportit financiar dhe narrativ.
Kandidatët e interesuar fletëparqitjes detyrimisht duhet t’i bashkangjesin:
- dëshmi se kanë më shumë se 7 vjet përvojë pune në fushën, gjegjësisht dëshmi për punën me projekte ndërkombëtare
- deklaratë nga recensent se nuk ka konflikt të interesave, nuk ka interes personal, nuk do të fitojë përfitime materiale ose jomateriale për të dhe për personat e tij të afërm si rezultat i pjesëmarrjes së tij në konkursin e shpallur.
Në procedurën e vlerësimit, recensentët duhet t`i përmbahen normave profesionale dhe etike (objektiviteti, paanshmëria dhe shmangia e konfliktit të interesit).
Fletëparaqitja për recensent, plotësohet në formë elektronike në portalin elektronik uslugi.mon.gov.mk:
Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 16.06.2025 (ora 16:30)
Fletëparaqitjet e pakompletuara ose të dorëzuara jo në kohë, nuk do të shqyrtohen.